Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmëron Fatmir Humolli: PO, dal nga VV nëse brenda këtij afati nuk ndodh asgjë

26/09/2022 - 16:27
në Kryesore, Lajme
A A
Paralajmëron Fatmir Humolli: PO, dal nga VV nëse brenda këtij afati nuk ndodh asgjë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes vetëvendosje nuk e ka përjashtuar asnjë mundësi që ai të largohet nga partia që është në pushtet dhe grupi parlamentar i kësaj partie, raporton Gazeta Blic. Ai në një prononcim për Gazeta Blic i ka dhënë disa afate qeverisë dhe subjektit politik në të cilin është aktualisht, në të kundërtën do të dal nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Po unë pres që kjo qeveri t`i bëjë 24 muaj pastaj shohim…. në rast se nuk ka zhvillim të Kosovës unë edhe mund të largohem’, ka thënë ai ndër të tjara. Ai tregon se momentalisht nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë lëvizje vetëm nëse “diçka e madhe ndodh”

“Unë kam treguar se pa u bërë 24 muaj kjo qeveri nuk ka mundësi të jap dorëheqje, vetëm nëse bëhet ndonjë e keqe e madhe, atëherë unë do të vazhdoj rrugën time”, tha Fatmir Humolli.Ai nuk e ka përjashtuar në asnjë moment lëvizjet e tij, por nuk ka treguar nëse do t`i bashkohet ndonjë subjekti politik apo do të qëndroj i pavarur.

“Po, unë në politikë s`kam hy për hatër të kurrkujt, por kam hyrë për interesa të vendimit tim. Nëse lëvizi, nuk kam vendos se a do tët rrij i pavarur apo diku tjetër’, tha ai.Pas raportimit të portalit Syri.net se 11 deputetë do të largohen nga Vetëvendosje, disa prej tyre e kanë demantuar një lajm të tillë.Deputetja Ardiana Matoshi ka theksuar për Gazeta Blic se kjo nuk është e vërtetë.

“Këto janë rrena. Unë nuk largohem nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo shkurt për Gazeta Blic.Edhe deputeti tjetër, Fitim Haziri e ka komentuar një raportim të tillë.“Jo, nuk është e vërtetë se do të largohem nga Vetëvendosje”, tha ai shkurt për Gazeta Blic.

Ndryshe, portali “Syri.net”, i drejtuar nga gazetari Çim Peka, raporton se 11 deputetë priten të braktisin radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmi është i pakonfirmuar.Pas largimit të deputetes së Doarsa Kica-Xhelilit nga Grupi Parlamentar i LVV-së në LDK, largime të tjera janë paralajmëruar nga koalicioni qeverisës.

Sipas raportimit të “Syri.net”, deputetët që priten ta braktisin subjektin më të madh politik në Kosovë janë: Eman Rrahmani, Labinota Demi-Murtezaj, Fjolla Ujkani, Fatmir Humolli, Haki Abazi, Visar Korenica, Fitim Uka, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Adriana Matoshi dhe Arjeta Fejza.Po ashtu, i njëjti portal raporton bazuar në burime brenda LVV-së se edhe dy zyrtarët e LVV-së, Ramadan Beshiri dhe Bedri Maqestena, pritet të largohen nga partia e Albin Kurtit.Mediumi i gazetarit të Shqipërisë Çim Peka, i cili përkrahu Albin Kurtin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, shkruan se pikërisht është Kodi Civil, që ka trazuar ujërat përbrenda grupit parlamentar të VV-së, ku disa deputetë votuan kundër.

Në artikullin e “Syri.net” raportohet se nga koalicioni me VV-në mund të largohet edhe deputetja nga komuniteti boshnjak Duda Balja.“Por, çarja më e madhe brenda Vetëvendosje u pa muajve të fundit nëpër disa degë. Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Viti, Rahovec, etj. janë qytetet ku individë të ndryshëm heshtazi u përplasen për të fituar garën e brendshme elektorale”, shkruan “Syri.net”.Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ritheksuar edhe një herë problemet e mëdha që kjo parti ka me kohezionin e brendshëm.Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje ende nuk janë deklaruar për një çështje të tillë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë