Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DOKUMENT/ Ministri Krasniqi së bashku me kabinetin për nëntë muaj shpenzuan më shumë se 14 mijë euro për dreka-darka e derivate

26/09/2022 - 18:54
në Kryesore, Lajme
A A
DOKUMENT/ Ministri Krasniqi së bashku me kabinetin për nëntë muaj shpenzuan më shumë se 14 mijë euro për dreka-darka e derivate
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me kabinetin e tij për nëntë muaj kanë shpenzuar 9834 euro e 05 cent për derivate dhe 4557 euro e 25 cent për dreka e darka. Gazeta Insajderi nëpërmjet kërkesës për qasje në dokumente publike ka siguruar listën e shpenzimeve.

Gazeta Insajderi ka kërkuar shpenzimet për dreka-darka dhe derivate të Ministrit Elbert Krasniqi dhe kabinetit të tij, të cilat krejt së bashku, vetëm për nëntë muaj, kushtojnë 14 mijë e 391 euro.

Sipas dokumentit të siguruar nga MAPL, që nga muaji janar i këtij viti, 10 dreka e darka zyrtare iu kushtuan hiç më pak se 4557 euro e 25 cent.

Takime këto të cilat janë mbajtur me Delegacionin nga Izraeli, me të cilët janë mbajtur katër takime vetëm gjatë muajit prill dhe janë shpenzuar për dreka e darka gjithsej, 3504 euro. Gjatë muajit janar është mbajtur takim pune me zv.Ministrin e Punëve të Brendshme, ku janë shpenzuar 61 euro e 50 cent.

Në muajin shkurt janë shpenzuar 497 euro gjatë puntorisë për prezantimin e planit të Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Takim pune është mbajtur edhe me delegacioin ALDA, në prill, ku janë shpenzuar 138 euro e 50 cent.

Takimi me Ambasadorin e Italisë në prill të këtij viti, MAPL iu ka kushtuar më së paku, në krahasim me takimet tjera, pasi që janë shpenzuar vetëm 48 euro e 50 cent.

Në qershor është mbajtur takim për ditën memoriale të komunitetit Egjiptian dhe janë shpenzuar 61 euro e 90 cent.

Ndërsa në gusht është mbajtur drekë – Ministritë hapin dyert për bashkatdhetuarët, ku janë shpenzuar 244 euro e 30 cent.

Derisa për shpenzime të derivateve, të pesë (5) veturave në pronë të Ministrisë së Pushtetit Lokal, iu kushtuan 9834 euro e 05 cent, nga janari e deri në gusht të këtij viti.

Sipas tabelës së shpenzimeve të derivateve të kabinetit të Ministrit Elbert Krasniqi, në pronë të Ministrisë së Pushtetit Lokal janë pesë vetura të tipit: Një Peugot 508, dy Reno Megame, një Land Rover dhe një Dacia.

Vetura e tipit Peugot 508 ka shpenzuar 5945 euro që nga janari deri në gusht të këtij viti.

Vetura e tipit Reno Megame ka shpenzuar 2212 euro e 15 cent.

Vetura e dytë e tipit Reno Megame, ka shpenzuar 1217 euro.

Vetura e tipit Land Rover ka shpenzuar 302 euro e 90 cent.

Vetyra e tipit Dacia ka shpenzuar 157 euro.

Gjithashtu Gazeta Insajderi gjatë ditës ka raportuar për një vendim në të cilin favorizohet Elbert Krasniqi, Ministër i MAPL-së.

Vendimi ku Ministri Sveçla ia ka lejuar që vetura zyrtare e Krasniqit të përdorë targa civile si dhe xhama të errësuar.

Targat civile përdorën për të mos rënë në sy të mediave e qytetarëve në rastet kur pushtetarët abuzojnë me vetura zyrtare, duke i kryer me to edhe pushimet verore.

Krasniqi, si ministrër i Pushtetit Lokal, që nga muajin gusht i këtij viti, është lejuar që të vozitet me veturën me xhama të errësuar dhe targa civile ani pse vetura është zyrtare.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë