Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trusti po humbë vlerën, ndërkohë Kosova nuk i jep 30 përqindëshin qytetarëve

26/09/2022 - 19:36
në Ekonomi, Kryesore
A A
Trusti po humbë vlerën, ndërkohë Kosova nuk i jep 30 përqindëshin qytetarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kohën kur tërheqja e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është sërish në diskutim, vlera e këtij fondi është më e vogël për disa miliona euro.

Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi, për të përballuar, siç thuhet, më lehtë inflacionin në rritje.

Projektligji që do ta mundësonte këtë, ka dalë në votim në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor, por është refuzuar nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje – me arsyetimin se “do të shkatërronte strukturën pensionale të shtetit”.

Javën e kaluar, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi ta dërgojë në Qeveri për mendim këtë projektligj, bazuar në një peticion të nënshkruar nga më shumë se 20 mijë qytetarë të Kosovës, i cili i është dorëzuar Kuvendit më 15 korrik.

Nuk është ende e qartë se kur mund të japë Qeveria mendimin. Po ashtu, nuk dihet nëse projektligji do të arrijë sërish në Kuvend.

Në një anketë të mëhershme të Radios Evropa e Lirë, qytetarët pjesëmarrës janë shprehur për dhe kundër tërheqjes së mjeteve.

Ngjashëm shprehen edhe ekspertët e çështjeve ekonomike.

Mbi 160 milionë euro më pak

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, i njohur edhe si Trusti, mbledh mjetet e kontribut-paguesve kosovarë.

Shuma e tij arrin në gati 2.3 miliardë euro, por, aktualisht, është më e vogël për më shumë se 160 milionë euro.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia në vlerë ka ndodhur gjatë muajve të fundit, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, përfshirë luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe inflacionin dyshifror. Të gjitha këto kanë shkaktuar çrregullime në tregjet ndërkombëtare.

“Sfidat e performancës së sektorit pensional të Kosovës janë shtuar theksueshëm për vitin 2022”, thuhet në një raport të BQK-së, të publikuar pak javë më parë.

Me ligjet në Kosovë, 70 për qind e mjeteve të Trustit janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në periudha afatgjate, me qëllim që t’u rritet vlera, ndërsa 30 për qind investohen në letrat me vlerë në Kosovë.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë janë të obliguar të paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind i paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind ndahen nga paga e të punësuarit.

Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kushtet për pensionim, përkatësisht arritjen e moshës 65-vjeçare.

A dëmtohen kontribut-paguesit?

Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, thotë se lëvizjet e fundit në tregjet financiare nuk do t’i prekin personat që janë afër pensionimit.

“Mjetet e dedikuara për kontribuuesit e moshës 63-vjeçare e gjysmë janë të investuara në letrat me vlerë të Kosovës, që kanë interes të paracaktuar. Për këtë vit, kishte kthim pozitiv nga investimet – afro 2 për qind”, thotë Demi për Radion Evropa e Lirë.

Letrat me vlerë ose bonot e Thesarit lëshohen nga Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës sa herë që Qeveria ka nevojë për më shumë para.

Demi thotë se pjesa tjetër e kontribut-paguesve – ata nën 63 vjeç e gjysmë – do të ketë kohë të rikuperohet, bashkë me lëvizjen e tregjeve.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës nuk e konsideron humbje rënien aktuale të investimeve, duke shprehur bindjen se ajo do të rikuperohet, përkatësisht rritet, në të ardhmen.

Bektashi: Jo më shumë se deri në 10% t’u shpërndahen kontribut-paguesve

Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se derisa çrregullimet në tregjet ndërkombëtare të vazhdojnë, paratë e kontribut-paguesve do të shënojnë humbje.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se do të ishte mirë që kontribut-paguesve kosovarë t’u mundësohet tërheqja e një pjese të kursimeve pensionale. Kjo, për shkak edhe të, siç thotë ai, gjendjes së rënduar ekonomike nga rritja e inflacionit.

Norma e inflacionit në Kosovë në muajin gusht ka arritur në 13 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në gushtin e vitit të kaluar.

“Do të ishte mirë që një pjesë, jo më shumë se deri në 10 për qind, t’u shpërndahet pronarëve të atyre mjeteve. Kjo do të kishte efekt edhe në qarkullimin e mjeteve në tregun e Kosovës”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Por, përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjatë një takimi me zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës më 21 shtator, janë shprehur kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, duke thënë se ky veprim do të shkaktonte një “goditje të rëndë mbi qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve” dhe “do të reduktonte vlerën reale të pensioneve”.

Në një hulumtim të bërë më herët nga Instituti për Studime të Avancuara GAP në Prishtinë, thuhet se nëse qytetarët e Kosovës do të tërhiqnin 30 për qind të mjeteve që kanë grumbulluar, atyre do t’u duhen tetë vjet për t’i rikthyer ato.

Sipas këtij hulumtimi, në rast se miratohet projektligji për tërheqje, Trusti do të obligohet t’i fillojë procedurat për shpërndarjen e mbi 594 milionë eurove.

Në vitin 2020, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar të tërheqin 10% të kursimeve të tyre nga Trusti. Kjo është bërë me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, qëllim i të cilit ka qenë adresimi i vështirësive financiare, të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Asokohe, nga Trusti janë tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontribut-pagues. Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe atëherë ka qenë kundër. /Rel

JU REKOMANDOJMË

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

“Pse është atraktive për ju të strehoni kriminelët tanë?”, gazetarët danezë e pyesin Osmanin për marrëveshjen me të burgosur
12/11/2026 - 23:09

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur në Kanal 10 për shkeljet të shumta në institucionet e nivelit lokal e qëndror, prej komunave e deri të Qeveria, transmeton...

Më shumëDetails

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në këtë komunë

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në këtë komunë
12/11/2026 - 22:20

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual qeverisës në këtë komunë. Lajmin e ka bërë të...

Më shumëDetails

“Të votohet apo të nisë nga zero”, Kadri Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen

“Të votohet apo të nisë nga zero”, Kadri Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen
12/11/2026 - 21:17

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, pas kthimit nga presidentja Justina Shiroka-Pula në Kuvend për rishqyrtim, nuk mund të amandamentohet...

Më shumëDetails

Çfarë ndodhi? Ministri Arben Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj të planifikur për të premtën

Çfarë ndodhi? Ministri Arben Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj të planifikur për të premtën
12/11/2026 - 20:43

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka anuluar takimin që e kishte caktuar për të premten, më 13 nëntor, me përfaqësuesit e mjekëve të rinj. Takimi ishte caktuar pas...

Më shumëDetails

“Është thënë me urdhër të Kurtit“, Hasani për deklaratën e Rashiqit për Asociacionin

“Është thënë me urdhër të Kurtit“, Hasani për deklaratën e Rashiqit për Asociacionin
12/11/2026 - 20:20

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka komentuar deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, se institucionet e vendit janë të gatshme për themelimin...

Më shumëDetails

Enver Hasani: Këto janë vendimet që tregojnë se ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit?

Enver Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete vendi është pa shef të shtetit, Kuvendi duhet të zgjedh Presidentin para Qeverisë
12/11/2026 - 19:44

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për vendimet që, sipas tij, Qeveria i ka marrë në heshtje dhe që dëshmojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    359 Shpërndaje
    Shpërndaje 144 Tweet 90
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Rrahen mes vete Kobra dhe Andi Pajaziti në Burgun e Sigurisë së Lartë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Vjedhje me “stil” në një pikë të “Viva Fresh-it, i riu planifikon çdo detaj – arkëtarja mbetet e shokuar

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë