Një person i armatosur kishte hyrë mbërmë në një market në Prishtinë për të kryer grabitje, por nuk kishte pasur sukses.
I dyshuari kishte vendosur maskën e Covid-19 për të mos zbuluar identitetin e tij, raporton 02Press.com
Por një nga punëtorët që asokohe ishte në dyqan kishte refuzuar të hap arkën me para.
Më poshtë ju sjellim njoftimin e policisë:
GRABITJE NË TENTATIVË
Prishtinë, 15.01.2022-18:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka qenë duke punuar në dyqan, kishte hyrë një person i pa njohur me maskë të Covid- 19 dhe nën kërcënimin e armës së shkurt, kishte kërkuar prej viktimës që ta hap arkën.
Mirëpo, viktima kishte refuzuar që t’ia hap arkën dhe i dyshuari ishte larguar nga dyqani. Nuk ka pasur te lënduar. Rasti është duke u hetuar.












