Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur para tre ditësh, më saktësisht më 24 shtator, në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Viktima ka raportuar se i është thyer dyqani dhe nga aty i janë vjedhur para.
Raporti i plotë:
Mitrovicë 24.09.2022 – 08:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga i/të dyshuar deri më tani të pa njohur iu është thyer dyqani nga ku iu janë vjedhur para. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.












