Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetët kosovarë në Bruksel për liberalizimin e vizave, Holanda ende nuk është bindur

27/09/2022 - 21:58
në Kryesore, Lajme
A A
Deputetët kosovarë në Bruksel për liberalizimin e vizave, Holanda ende nuk është bindur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetë të Kuvendit të Kosovës tashmë po qëndrojnë në kryeqendrën evropiane, në Bruksel, ku po realizojnë takime të ndryshme për të bindur eurodeputetët dhe përfaqësuesit e tjerë të BE-së, që t’i liberalizojnë vizat për Kosovën.

Rrezarta Krasniqi, njëra prej deputeteve që ndodhet në Bruksel, tregon se Holanda është shteti, i cili akoma nuk është bindur për këtë proces

“Është një sukses i madh për Kosovën që për herë të parë ka hyrë në agjendë të liberalizimit të vizave e cila do të mbahet më 13 tetor. Kur kemi qenë në Presidencën Çeke kemi marrë përkrahje edhe atje dhe gjithashtu presim që ky proces të përfundoj në favor të Kosovës”, ka deklaruar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Mirëpo, deputetja Krasniqi, tregon se akoma duhet punuar me disa shtete.

“Shtetet me të cilat duhet qeveria më së shumti të punoj është Holanda, pasi ende nuk e kemi një dritë të gjelbër se ata do të na përkrahin në këtë proces, ndërsa sa i përket shteteve të tjera, kemi parë që Franca në këtë proces ka dhënë paksa indikacione se do të na përkrahë, mirëpo Holanda mbetet ende skeptike”, ka vijuar ajo.

Pritshmëri të larta për liberalizim të vizave, kanë edhe në Grupin për Studime Juridike dhe Politike.

“Meqë tashmë është aktivizuar Presidenca Çeke, ne jemi shumë pozitiv që Këshilli i Evropës është i gatshëm të votoj pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Në qoftë se ndodhë një gjë e tillë, atëherë krejt çka duhet të bëhet është që të ndryshohet aneksi i rregullores 539/2001, i cili liston vendet që duhet të pajisen me viza përpara se të hyjnë në zonën Schengen”, ka thënë Arbresha Loxha nga GLPS.

Loxha që drejton GLPS-në, tregon se sipas përvojave të shteteve në të kaluarën, i gjithë ky proces pritet që zgjasë për rreth gjashtë muaj.

“Nëse nuk gabohem, për vendet e tjera ka marrë deri më gjashtë muaj. Pra nëse kemi një vendim në tetor, mund të presim ndoshta në fund të shkurtit ose në fillim të marsit më së voni me pas lëvizje të lirë, por që nuk kisha dashtë me spekulu, unë vetëm po bazohem në atë që kemi parë në raste të tjera”, ka vijuar ajo.

Presidenca çeke e BE-së, tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Diskutimi pritet të ndodhë me 13 tetor, në ditën e takimit të grupit punues të Këshillit Evropian.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë