Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse Omicron po shkakton një lloj të ri epidemie dhe si duhet t’i përgjigjemi

16/01/2022 - 17:45
në Opinione
A A
Pse Omicron po shkakton një lloj të ri epidemie dhe si duhet t’i përgjigjemi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marrja e tri dozave është e rëndësishme, pasi kjo do t’u japë më shumë kohë shkencëtarëve. Shfaqja e varianteve të reja, të cilat ndoshta do të vazhdojnë, do të thotë se Covid kërkon që ne të jemi të shkathët në kërkimin dhe përgjigjen tonë ndaj virusit – çfarëdo forme që do të marrë në të ardhmen

Nga Emma Thomson, The Guardian

Që kur Omicron u shfaq për herë të parë në fund të nëntorit, ekipet e shkencëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë janë përpjekur për të kuptuar natyrën e virusit të ri. Rezultatet e deritanishme sugjerojnë se ky variant i ri po prodhon një epidemi shumë më ndryshe që mund të nënkuptojë se edhe qasja jonë ndaj tij duhet të ndryshojë.

Omicron shkaktoi shqetësim në komunitetin shkencor sepse përmbante 50 mutacione në krahasim me virusin origjinal, shumë prej të cilëve dihej se prodhonin ndryshime të rëndësishme te variantet e tjera. Këto u fokusuan në proteinën e “spike” dhe vepron si çelës për të hyrë në qelizat njerëzore.

Sipas shkencëtarëve, një ndryshim kaq i madh në strukturën e “spike” ka shumë të ngjarë të ndikojë në mbrojtjen e vaksinave.

Gjithashtu sipas të dhënave, dy doza AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna ishin dukshëm më pak efektive kundër Omicron në krahasim me variantet e tjera. Kjo mund të shpjegojë pjesërisht pse Omicron është më e transmetueshëm se disa variante të tjera, duke qenë se të gjitha vaksinat e licencuara deri më sot bazohen në rritjen e imunitetit ndaj proteinës “spike” të variantit që u shfaq në Wuhan në dhjetor 2019, raporton abcnews.al

Megjithatë, përgjigja ndaj tre vaksinave u përmirësua dukshëm. Prandaj, strategjia e Mbretërisë së Bashkuar për të miratuar dozën përforcuese pas zbulimit të Omicron ishte diçka pozitive dhe do të ketë pasur një ndikim të madh në numrin e rasteve të rënda. Fatkeqësisht, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar që sistemet shëndetësore të jenë nën presion pas rritjes së shtrimeve në spital dhe numri të vdekjeve.

Ekziston gjithashtu presioni i shtuar i mungesës së stafit si rezultat i izolimit të Covid. Ndërkohë, njerëzit që janë më të moshuar ose kanë sëmundje të tjera janë më të rrezikuar që të zhvillojnë simptoma të rënda.

Këto ndryshime në proteinën spike nuk ndikojnë vetëm në përgjigjen e Omicron ndaj vaksinave. Sipas disa studimeve, Omicron ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si hyn në qelizat në trupin e njeriut. Raportet e hershme sugjerojnë gjithashtu se Omicron mund të shkaktojë një sëmundje pak më të rëndë, e cila mund të lidhet me ciklin jetësor të virusit, raporton abcnews.al

Shkëncëtarët kanë zbuluar se ndërsa variantet e mëparshme hyjnë në qelizat njerëzore duke u shkrirë me membranën qelizore, e cila mund të shkaktojë sëmundje të rëndë duke lejuar transmetimin e virusit nga qeliza në qelizë, Omicron në vend të kësaj mbështillet nga membrana qelizore brenda një kapsule e cila më pas injektohet brenda qelizës.

Ajo shpëton nga kjo kapsulë me ndihmën e proteinave të ndryshme në qelizën e quajtur katepsina përpara se të mund të ndahet dhe më pas të infektojë qelizat e tjera. Këto gjetje tani janë konfirmuar nga studiuesit e Imperial College London, të cilët theksuan se Omicron mund të infektojë në mënyrë preferenciale qelizat në hundë dhe ka më pak gjasa të infektojë qelizat e mushkërive.

Hulumtimet e mëtejshme do të na ndihmojnë të kuptojmë nëse duhet të ndryshojmë masat për të parandaluar transmetimin e virusit. Mënyra më e mirë për të rritur imunitetin tonë kundër këtij varianti të ri ka shumë të ngjarë të jenë vaksinat që synojnë Omicron (dhe variante të tjera që nuk kanë evoluar ende).

Këto do të duhet të testohen në provat klinike. Prandaj është e rëndësishme marrja e tre dozave pasi kjo do tu japë më shumë kohë shkencëtarëve. Shfaqja e varianteve të reja, të cilat ndoshta do të vazhdojnë, do të thotë se Covid kërkon që ne të jemi të shkathët në kërkimin dhe përgjigjen tonë ndaj virusit – çfarëdo forme që do të marrë në të ardhmen.

/abcnews.al

JU REKOMANDOJMË

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në
06/11/2026 - 10:56

Shkruan: Visar Duriqi Në Kosovë lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejtësia me shpejtësinë. Në këtë garë, ajo që humbet e para është...

Më shumëDetails

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
18/10/2026 - 15:49

Shkruan Baton Haxhiu Dhuna nuk mund të vendosë kush qeveris. Por as refuzimi i dhunës nuk mund t’i shërbejë pushtetit për të shmangur krizën e besimit. Përgjigjen duhet...

Më shumëDetails

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës
17/10/2026 - 17:15

Shkruan: Dardan Sejdiu Në Tiranë, këto ditë, pakënaqësia ka dalë prej raporteve statistikore dhe ka hy në rrugë. Studentë, të rinj, qytetarë. Një protestë që ka nisë me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë