Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjen lajmi i mirë nga Qeveria për mësimdhënësit grevistë

29/09/2022 - 11:51
në Kryesore, Lajme
A A
Vjen lajmi i mirë nga Qeveria për mësimdhënësit grevistë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Greva në arsim ka hyrë në javën e pestë, por që nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit është njoftuar gjatë ditës së djeshme se greva mund të përfundoj më 3 tetor.

Krejt kjo situatë ka ardhur pasi që Qeveria dhe grevistët nuk kanë gjetur një marrëveshje në kërkesat e sindikalistëve, të cilët kërkonin nga 100 euro shtesë deri në miratimin dhe jetësimin e ligjit të pagave.

SBASHK-u ka kërkuar mendimin e anëtarësisë për ndërprerjen e grevës deri në janar të vitit 2023 dhe që mësimi të filloj më 3 tetor.

Të gjitha takimet që kanë pasur grevistët me liderët e institucioneve (presidenten,  kryeministrin ministren e Arsimit), kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje e ku të dyja palët kanë akuzuar njëra- tjetrën për gjendjen e krijuar tash e pesë javë në sektorin e arsimit.

Ka qenë ministri i Financave, Hekuran Murati që në disa paraqitje publike ka ‘kërcënuar’ grevistët se përgjatë kohës sa janë në grevë nuk do të paguhen nga buxheti i shtetit, por që pagat për grevistët duhet të dalin nga sindikatat përkatëse që janë në grevë.

Por për dallim nga muaji i kaluar, kur grevistët u ishin vonuar pagat për disa ditë, burime të Gazeta Blic nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se për muajin shtator pagat nuk do të ndalen për grevistët dhe se ato pritet të ekzekutohen nesër.

“Nesër pritet të ekzekutohen pagat për sektorin publik, përfshirë këtu edhe grevistët në arsim dhe për ata të administratës publike”, ka thënë një burim i Gazetës brenda qeverisë së Kosovës.

Pesë javëshi që e ka përcjell sektorin e arsimit në grevë, sipas ekspertëve të arsimit ka bërë që fëmijët të humbin rreth 11 përqind të vitit shkollor, por që SBASHK disa herë ka thënë se orët e humbura gjatë grevës nuk do të kompensohen.

Ligji i Pagave aktualisht është në diskutim publik e ku më pas do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim nga deputetët.

Nga opozita por edhe nga pozita disa herë është thënë se ky ligj mund të nis së zbatuari qysh nga fillimi i janari i vitit 2023 e jo sikurse ligjet e tjera që pas miratimit së paku duhet pritur gjashtë muaj që një ligj mund të nis së zbatuari.

Por ka pasur edhe deklarime prej më të ndryshmeve nga opozita se ligji i ri i pagave kurdo që votohet në Kuvendin e Kosovës, mund të përfundoj lehtësisht në gjykatën kushtetuese të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë