
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka rimarrë sërish fjalën në Kuvend, pasi u largua nga podiumi.
Haradinaj tha se nuk është mirë që dikush të flasë pas shpine duke i’u referuar ministrit Murati, i cili i ndërpreu fjalën në fillim.
Por sërish Haradinaj është ndërprerë por kësaj radhe nga deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari Lila.
Haradinaj tha se është në rregull që po flet se është duke i folu përpara syve .
Të njëjtës i replikoi duke i thënë se edhe ajo do t’ia kthejë shpinën Kurtit siç ka bërë me subjektet e tjera ku ka qenë.
“Mimoze edhe ti ke me ia kthy shpinën këtij siç u’a ke kthy te tjerëve. Folni perpara mos folni pas shpine, nuk eshte ne erregull” i tha Haradinaj- Kusari Lilës.












