
Gazetari Valon Syla ka komentuar një deklaratë të deputetit të LVV-së, Dimal Basha, i cili të mërkurën mbrëma në T7 duke folur për grevën e SBAShK-ut ka deklaruar se “kryeministri Albin Kurti nuk ka lëshuar pe as ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit dhe ish-emisarit të ShBa-së për dialog, Richard Grenellit, e për Rrahmona (Jasharaj) kah 50 në dite t’i palon”, raporton Paparaci.
Sipas Sylës, ai është në një nivel për pazar të automjeteve. Shtoi se Basha flet si me qenë komentator i boksit.
“Ky është nivel për pazar të kerrit, kur e nin Dimalin thu mos hinëm nëpazar të kerrit, prej këpucave deri te naj shtraf i bandashit e gjen. Ai fol si me qenë komentator i boksit. Kurti s’e palon hiç kurrkund. S’ka ofruar zgjidhje”, shtoi ai në T7.









