
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë gjegjësisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku një veturë ka goditur një këmbësor 80 vjeç.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i Policisë Bajram Kransniq i cili tha se se aksidenti ka ndodhur në orën 11:21 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli).
Sipas tij njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor rreth 80 vjeç.
“I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha Krasniqi.












