
Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur edhe njëherë ta bëjnë krenarë Mnistrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka publikuar fotografi të kadetëve të cilët kanë kaluar me sukses ecjen me pesha të rënda e përcjellur nga 2km vrapim.
“Aromë Beteje” është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda e përcjellur nga 2km vrapim. Kadetëve i’u tesuan pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndueshmëria, forca dhe kondicioni fizik”, ka shkruar Mehaj.
Ai tutje ka thënë se ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen.
“Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psiqikisht, janë të fortë edhe fizikisht”, ka shkruar Mehaj.











