Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupkovc të Mitrovicës, ku janë ndeshur një veturë e policisë dhe një autobus, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në pamjet e siguruara nga Veriu.info shihet se vetura e policisë është dëmtuar shumë.
Sipas dëshmitarëve aksidenti është shkaktuar pasi vetura e policisë ka hyrë në një rrugë njëkahëshe dhe aty është ndeshur me autobusin.
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 4 persona, dy prej tyre policë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në pjesën ku lidhet rruga nga tuneli me Shupkovcin./VERIU.INFO/













