Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Arllat të komunës së Drenasit.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona.
Aksidenti ndodhi në mes dy veturave, ndërsa rasti është konfirmuar për Front Online nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, u shpreh Kelani.