Ish deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, në “Frontal” të T7 ka komentuar videon e publikuar nga Vetëvendosje dje, ku sulmohen personat që në vitet e kaluara kanë qenë në pushtet.
Shala tha se Kurti “nuk ka ardhë në pushtet që të lëshojë video dhe të përdhosë figura tjera”.
“Ky është tash në pushtet, ky e ka të gjithë pushtetin në duar. Ky duhet të veprojë, nuk ka ardhe në pushtet të lëshojë video dhe të përdhosë figura tjera. Por për hir të atyre në Hagë, duhet me i kursy ata njerëz. Nuk ka deputet, analist, natë që mbahet debat që nuk rroken për emrin e ish presidentit ton Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Duhet t’i kursejmë, duhet të kemi moral e sidomos ndaj këtyre figurave”, tha ai.












