Profesori dhe analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se nëse ka hapësirë ligjore, duhet ekzekutuar pagat.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se orët e humbura të mësimit duhet të zëvendësohen duke zgjatur orarin gjatë ditëve të punës dhe jo në fundjavë.
Ai po ashtu ka thënë se SBASHK-u dhe qeveria duhet ta nisin dialogun pa u barrikaduar.
Postimi i tij i plotë:
Nëse ka hapësirë ligjore, pagat duhen ekzekutu. Mësimi i humbur duhet të kompensohet, jo gjatë fundjavave, por gjatë ditëve të punës, duke zgjatë orarin. SBASHK dhe qeveria duhet të nisin dialogun pa u barrikadu. Pak kreativitet s’bën dëm.













