Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur lidhur me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator të cilët ishin në grevë.
Ajo në emisionin Context në ATV, ka deklaruar se pagat do të ekzekutohen vetëm nëse kompensohen orët e humbura.
“Me rëndësi është se ne do ta realizojmë këtë pagesë për mësimdhënsit, por me garanci që orët e humbura do të kompensohen”, ka thënë ajo.
Ndërsa, në rast se nuk do të ndodhë kompensimi i orëve të humbura, Nagavaci ka shtuar se mësimi do të zgjasë më shumë.
“Nëse tash nuk kompensohen orët e humbura, mësimi do të zgjasë deri në gjysmën e muajit korrik”, ka deklruar ajo.
Kurse, ka shtuar se ministri i Financave, Hekuran Murati e ka obligim që ta zbatojë ligjin
“Ministri Murati e ka obligim ligjor që të respektoj dhe të kujdeset për buxhetin dhe është i obliguar ta zbatoj ligjin”, ka pohuar ministrja Nagavci.
Ajo, përsëri ka akuzuar komunat që nuk i kanë dërguar me kohë listat e pagave.
“Kurse komunat, nuk i kanë përcjellë të dhënat duke shtuar edhe presionin të mësimdhënësit që të vazhdojë greva që kjo ët shfrytëzohet më shumë për qëllime politike”, është shprehur ndër të tjera ministrja Nagavci./Front Online












