Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Referendumi i Serbisë i zgjon armiqtë e Abdixhikut në LDK, për ta kryetari është servil i Kurtit

17/01/2022 - 13:48
në Kryesore, Lajme
A A
Referendumi i Serbisë i zgjon armiqtë e Abdixhikut në LDK, për ta kryetari është servil i Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Referendumi i Beogradit për disa ndryshime në kushtetutën e Serbisë i nxori në pah armiqtë brendapartiakë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të shtunën dhe miratimi i rezolutës kundër mbajtjes së këtij referendumi në Kosovë u konsiderua i panevojshëm nga dy zyrtarë të LDK-së.

Ekipi i ri i Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së nuk ka më në përbërje figura si Agim Veliu e Skender Hyseni, të cilët kishin qenë gjithmonë në bashkërendim me Isa Mustafën, ish-kryetarin e partisë. Mustafa u detyrua të japë dorëheqje duke pranuar në një mënyrë përgjegjësinë për rezultatin më të dobët që partia më e vjetër në vend e regjistroi në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit 2021.

Që prej zgjedhjeve të fundit në LDK, roli i Veliut e Hysenit brenda kësaj partie nuk ka ka qenë kurrë më i dobët dhe kritikat e tyre për kreun e partisë kurrë më parë s’kanë qenë kaq të zëshme e publike.

Kryetari i ri, Lumir Abdixhiku e mënjanoi Agim Veliun me të marrë udhëheqjen e LDK-së. Ish-nënkryetarin e partisë, Abdixhiku e largoi edhe nga pozita e kryetarit të Degës në Podujevë, qytetin ku ai kishte qenë kryetar për shumë vjet, duke e konsideruar si një tjetër përgjegjës për rezultatin e dobët në zgjedhje.

Me ndryshimet në ekip dhe me një qasje dukshëm tjetër prej asaj të Isa Mustafës, Lumir Abdixhiku i ka ‘krijuar’ tashmë kundërshtarët e tij brenda partisë. Veliu e Hyseni i kanë dalë hapur kundër atij.

Veliu, i cili e përshkruan Abdixhikun si njeriun që “hyri nga dritarja në LDK”, nuk e njeh vendimin për shkarkimin e tij nga Dega e LDK-së në Podujevë. Ai qëndroi të shtunën në Gjermani, ku tha se u takua me kryetarin e CDU-së në Velbert. Atje, njoftoi se ka shkuar “në cilësinë e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë”, prej ku e ka larguar Abdixhiku.

Po atë ditë deputetët tjerë të LDK-së iu përgjigjën pozitivisht një thirrjeje për të marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, për ta miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin e Kosovës për mbajtjen e referendumit serb për disa ndryshime në kushtetutën e Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

Skender Hyseni beson se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kërkuan ta shpërndajnë përgjegjësinë për refuzimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

“Dhe këtë përkrahje e gjetën, ku tjetër pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili me aleancën e tij të heshtur me Kurtin e Osmanin, përkatësisht me servilizmin dhe hipokrizinë e tij politike, e ka infektuar keq edhe një pjesë të LDK-së. Po e nënvizoj: “Një pjesë të LDK-së”.LDK vështirë që do të mund të dal nga kurthi në të cilin e ka futur Lumir Abdixhiku, duke e bërë këtë parti pjesë të një politike populliste, rrënuese për vendin, politikë e rrezikshme e cila sapo ka zënë të ngre kokë”, ka shkruar sot ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe njëri nga zyrtarët më të angazhuar të LDK-së në prishjen e koalicionit me LVV-në gjatë Qeverisë Kurti 1.

Për qasjen e LDK-së pothuajse njësoj mendon edhe Agim Veliu, i cili ende e konsideron joligjor dhe të pavlerë vendimin e qershorit me të cilin u shkarkua nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë. Këtë vendim, Veliu e konsideronte plan të Abdixhikut për “spastrim të brendshëm”.

“Tërë kjo maskaradë e Kryetarit Abdixhiku dhe përkrahësve të tij në Kryesi nuk është asgjë tjetër veçse një lojë e ndyrë dhe përpjekje për ta kamufluar vendimin në emër të kinse riorganizimit të brendshëm (lexo: spastrimit të brendshëm), të prezantuar në “Platformën e Kryetarit të LDK-së 2021-2023””, pati shkruar Veliu në Facebook më 13 qershor të vitit të kaluar.

Veliu kërkoi përgjegjësi kur LDK-ja nuk arriti të fitonte në Podujevë në zgjedhjet lokale të tetorit me Ekrem Hysenin si kandidat për kryetar.

“Në vend se të marr përgjegjësi dhe bashkë me kandidatin e tij të kërkojnë falje për humbje në garë për Podujevën, Lumir Abdixhiku, që hyri nga dritarja në LDK, i paska marr çelësat e partisë që t’ua mbyllë derën e shtëpisë atyre që e ndërtuan dhe me sakrificë e mbajtën dhe e ngritën për 30 vjet”, pati shkruar Veliu në Facebook më 29 dhjetor, duke komentuar deklaratat e Abdixhikut në 32-vjetorin e themelimit të LDK-së.

Atë që Veliu e quan mision të Abdixhikut për t’ua mbyllur dyert zyrtarëve të vjetër të partisë, tha se do të dështojë.

“Lumirit, që tinëzisht hyri në LDK dhe luan rolin e gardianit me çelësa në dorë, i them se je tepër i vogël t’ua mbyllësh dyert gardianëve të vërtetë që e ndërtuan LDK-në e madhe”, pati shkruar Veliu.

Megjithatë, në fjalën e parë para delegatëve të partisë pasi ishte zgjedhur kryetar i LDK-së në mars të vitit të kaluar, Abdixhiku kishte thënë se do të jetë gjithnjë konstruktiv dhe se “vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale”.

Kështu pati thëmë edhe kur ishte pyetur lidhur me mundësinë që deputetët e LDK-së t’ia mundësonin Vjosa Osmanit që të zgjidhej presidente. Kjo edhe kishte ndodhur në seancën ku Veliu s’pati marrë pjesë.

Për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në pozitën e shefes së shtetit kishte munguar në seancë edhe Driton Selmanaj, ish-kryeministër në Qeverinë e Avdullah Hotit, gjatë kohës kur LDK-në e udhëhiqte Isa Mustafa.

Të shtunën, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me refuzimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, Selmanaj ishte prezent, por vota e tij ishte ndryshe nga bashkëpartiakët deputetë. Ai abstenoi.

Në Facebook shkroi se ishin tri arsye që e shtynë atë të mos votonte sikur të tjerët brenda partisë. Sikurse Hyseni, ai mendon se seanca e jashtëzakonshme “ishte e panevojshme, e pakuptimtë dhe pa fije substance”.

Njëra prej arsyeve të cilat i përmendi Selmanaj ishte edhe mënyra e menaxhimit të kësaj situate nga ana e Qeverisë në relacion me partnerët strategjikë, me theks të veçantë SHBA-në.

“Është hera e parë në historinë e re të Kosovës, që të gjitha vendet e QUINT-it të dalin kundër nesh. Kjo tregon që Albin Kurti me njerëzit e tij ka cenuar rëndë komunikimin dhe bashkëpunimin me ta”, shkroi Selmanaj.

Pasojat e kësaj, sipas tij, do të shihen në ditët dhe muajt në vijim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë