Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jasharaj: Zonja Nagavci po të pyeteshe ti pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnim

08/10/2022 - 09:55
në Kryesore, Lajme
A A
Jasharaj: Zonja Nagavci po të pyeteshe ti pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashraj, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Jashraj thotë se Nagavci edhe përkundër paralajmërimeve se do të kishte grevë asnjëherë s’ishte interesuar të fliste në emër të punëtorëve të arsimit, derisa shton se nuk kishte hezituar të bënte deklarata urdhëruese, shantazhe e kërcënime.

Tutje, ai thotë se Nagavci nuk është ndier keq as në momentin kur Qeveria vendosi t’i paguaj pagat për shërbyesit civil dhe përjashtoi vetëm arsimtarët.

“Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe të zëvendësojnë edhe orët e humbura”, ka shkruar Jasharaj.

Reagimi i plotë:

Humanizëm dhe heroizëm i rrejshëm i zonjës Nagavci

Zonjën Nagavci e kishim njoftuar muaj më parë me kërkesat legjitime të anëtarësisë dhe e kishim lutur sa herë takoheshim që ato t’i prezantonte në takimet e Qeverisë duke e paralajmëruar se nëse ato nuk shqyrtohen do të vij deri të greva sepse kjo ishte kërkesë e anëtarësisë. Zonja Nagavci as para grevës e as gjatë saj as edhe një herë nuk ishte Ministre e arsimit dhe nuk iu dëgjua zëri në emër të punëtorëve të arsimit, po nuk mungoi e nuk hezitoi me deklarata urdhëruese e madje edhe plot shantazh e kërcënime . Ajo vazhdoi t’i duartrokiste edhe fyerjeve e deklaratave nënçmuese te Dimalit , Yllit, Dibranit,Sadriut e disa të tjerëve që u ka humbur çdo gjë njerëzore.

Ajo nuk u ndie keq as kur Qeveria ua dha pagat shërbyesve civilë , që bashkë me punëtorët e sektorit të arsimit ishin në të njëjtën grevë shpallur nga BSPK-ja, kurse të punësuarve në sektorin që ajo përfaqëson iu ndalën pagat. Në vend të kësaj ajo i duartrokiti Hekuran Muratit dhe ndëshkimit që po u bëhej punëtorëve të sektorit në të cilin ajo ishte ministre. Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe të zëvendësojnë edhe orët e humbura .

Kur opinioni u ngrit në këmbë kundër ndëshkimit që po i bëhej punëtorëve të arsimit duke shkelur çdo ligj dhe madje edhe anën humane , zonja Nagavci gjoja u ngrit në këmbë dhe për ta mbuluar turpin e Qeverisë iu bashkua prapë Dimalit e të tjerëve dhe u mundua ta marr rolin e humanistes dhe heroit duke bërë angazhime që punëtorët e arsimit të paguhen, por nuk e la anash urrejtjen ndaj SBASHK-ut dhe akuzoi pa fijen e fakteve se kryesia i paska lënë në baltë mësuesit dhe se ajo dashka t’i shpëtoi. Nagavci dashka t’i shpëtoi . Ironike kjo nga zonja Nagavci , e cila tërë kohën e grevës dha urdhra dhe nuk la fjalë të keqe pa thënë për grevistët sa për t’ia bërë qejfin Hekuranit dhe shefit të madh . Zonja Nagavci sa për ty e po të pyeteshe ti pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnin punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri në universitet, por këtë humanitetin në thonjëza dhe heroizmin tënd në thonjëza u mundove ta shesësh kot të punëtorët e arsimit dhe e bëre me shpresën se do të krijosh përçarje, përçarje që u mundove ta bësh edhe gjatë gjithë grevës, por të shkoi kot. Ruaje atë foton me fëmijën dhe me shefat në bankat shkollore. Vazhdo me Dimalin, Yllin,Rronin , Sadriun, Dibranin e ndonjë tjetër , që nuk u ka mbetur as edhe një fije nga njerëzorja. Kënaqu e duartrokit kur fyhet e shahet mësuesi, por mos u shtir si heroinë se kot e ke . Punëtorët e arsimit janë bashkë e në SBASHK dhe uniteti i tyre është i pathyeshëm. E ti pyet vetën a ishte bile një ditë ministre e tyre apo i le gjatë ditëve , javëve e muajve në baltë se zë e mbrojtëse e tyre nuk ishe që kur u bëre ministre e që tani. Zonja Nagavci inati dhe mllefi i paarsyeshëm ndaj meje e sindikalistëve ua ka bllokuar trurin edhe disa deputetëve të partisë suaj. Njëra prej tyre dje në parlament përsëriti shpifjet e Hekuranit për SBASHK-un dhe qe të dy do të jenë në përballje para drejtësisë sepse e kanë tepruar. Boll mo.

Ti vazhdo me Dimalin, Yllin,Rronin , Sadriun , Dibranin e ndonjë tjetër të pini kafe e të lavdëroheni për fyerjet që ia kanë bërë e do ia bëjnë figurës së mësuesit.

Rrahman Jasharaj

Kryetar i SBASHK-ut

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë