Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pal Lekaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Qeveria e tij dëshiron revolta dhe protesta

08/10/2022 - 10:59
në Kryesore, Lajme
A A
Pal Lekaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Qeveria e tij dëshiron revolta dhe protesta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, kërkon dorëheqjen kryeministrit Albin Kurti. Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje është më mirë të heq dorë nga pushteti se sa të provokojë qytetarët sikurse në rastin me vonesat në procedimin e pagave për mësimdhënësit. Me këtë formë qeverisje, Lekaj thekson se Qeveria e Kosovës po dëshiron revolta dhe protesta ndaj tyre.

Lekaj i cili është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, shprehet i shqetësuar edhe me vonesën e zbatimit të udhërrëfyesit për energjinë në veri.

Lekaj: Kurti po dëshiron revolta dhe protesta ndaj tij, më mirë të jap dorëheqje

“Ne kemi hyrë në një krizë ekonomike në rritje të çmimeve enorme. Para disa ditëve u miratua vendimi për shpalljen të emergjencës për energji dhe tani nuk ekzekutohen pagat e arsimtarëve. Me të vërtetë thua se kjo qeveri nuk ia dëshiron të mirën vendit, dëshiron revolta dhe protesta. Më mirë është që kjo qeveri të dorëhiqet se sa të provokojë qytetarët, në këtë rast arsimtarët që më të vërtetë janë në gjendje jo të mirë”, thotë ai.

Insistimi i deridjeshëm i kreut qeveritar për t’i mos i paguar grevistët, Lekaj thotë se është një dobësi e tij dhe se këso vendime, sipas tij janë marrë vetëm në regjime ku dominon diktatura.

Lekaj: Qeveria dëshiroi të frsutronte qytetarët

“Është një dobësi e Qeverisë së Kosovës, personalisht e kryeministrit me kokëfortësinë e tij, thua që tani ndryshon bota pse ata kanë hyrë në grevë, për të cilat ka qenë legjitime… Qeveria e Kosovës me këtë veprim dëshiroi të frustrojë arsimtarët dhe qytetarët që të kemi një revoltë. Këto kanë ndodhur vetëm në regjime ku ka dominuar kokëfortësia dhe diktatura”, shton Lekaj.

Duke folur për moszbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen e energjisë në veri, Lekaj kërkon përfshirjen e Bashkimit Evropian për të ofruar një zgjidhje.

Lekaj: Të ofrohet zgjidhja për energjinë elektrike në veri

“Ju e dini se edhe në marrëveshjen që është bërë në Bruksel ka qenë një plan veprues, por deri më tani s’ka asnjë lëvizje, pasi ‘Elektrosever’ që ka marrë përgjegjësinë të licencohet në kushtet e Republikës së Kosovës, ai ka pretenduar se duhet me fusnotë dhe këtë drejtim s’ka asnjë veprim nga Qeveria dhe as nga Bashkimi Evropian. Këtë drejtim, mendoj se qeveria më tepër po bënë llafe se po implementon marrëveshjen, pasi po vazhdon avazi i vjetër për pagesë”, deklaron Lekaj.

Megjithatë, Lekaj thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrijë duarkryq dhe të paguajë vetëm dëmet e humbjeve në energji. Sipas tij deri në fundin e këtij viti fiskal Qeveria e Kosovës do të paguajë 110 milionë euro për mosdëgjueshmërinë e qytetarëve serbë për të paguar energjinë elektrike.

Lekaj: Qeveria mos të rrijë duarkryq dhe vetëm të paguaj humbjet në veri

“Pala e Kosovës i ka kryer obligimet e veta, por nuk duhet të rrimë duarkryq dhe të paguajmë dëme që po shkaktohen humbje të mëdha buxhetit të Kosovës. Në fund të këtij viti fiskal bëhen diku 110 milionë që paguan Qeveria e Kosovës për mosdëgjueshmëri të qytetarëve që nuk paguajnë rrymën”, përfundon Lekaj./KP

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë