
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova është një pjesë e rëndësishme e historisë së NATO-s, anipse nuk është në NATO.
Kurti tha se edhe Kosova e mbron NATO-n, e jo vetëm NATO-ja Kosovën.
Ai theksoi se ne e mbrojmë storien e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.
“Edhe pse Kosova nuk është në NATO, NATO-ja është në Kosovë. Kosova është një pjesë e rëndësishme e historisë së NATO-s. Nuk jam pretencioz kur them se jo vetëm që NATO-ja e mbron Kosovën por edhe Kosova NATO-n, pasi ne e mbrojmë storien e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë”, ka thënë Kurti në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./Klan Kosova











