Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me terminalet doganore.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti i ka shpallur luftë kapitalizmit, ku përmes asaj video paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private, pronarët në burg.
Ai ka thënë se përmes kësaj video VV thotë se Kosova ka deti e përmes kësaj propagande histerike të frikshme, Matoshi thotë se po i shpallet luftë familjes, pronës dhe shtetit.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti i shpall luftë kapitalizmit
A e patë videon e fundit të Vetëvendosjes?
Nuk është bërë në Kore të Veriut.
Paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private.
Pronarët (kullakët) në burg!
Ndonëse Zyra Doganore në Portin e Durrësit është hapur më 15 janar 2019, e meritore është Qeveria shqiptare, këta e heshtin, e përvetësojnë si mjet lufte kundër rivalëve politik, në duar të Revolucionit, pa e përmend fare tokën shqiptare.
Simas videos del se Kosova ka deti!
Në këtë propagandë histerike e të frikshme i shpallet luftë familjes, pronës dhe shtetit.
E rikthejnë idenë e kolektivizmit.
Kolhozet sovjetike.
Në këtë ndjekje shtrigash, ata nuk i harrojnë pa i përmend edhe pronarët e magjes nga e cila u ushqyen, Devollët!
Paçka se vet Albin Kurti e pranoi këto ditë se kanë marrë para nga ta, në fushatë zgjedgore!?
Spastrimi stalinist nuk i falë as miqtë më të mirë!













