
Një ngjarje sikur në filma ka ndodhur pasditën e djeshme në Prishtinë, ku dy persona të maskuar kanë shtënë në drejtim të një personi që po lëvizte me veturë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Në vendngjarje janë gjetur 8 gëzhoja.
Raporti i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 10.10.2022 – 15:35. Ankuesi mashkull ka informuar se për deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar. Si pasoj e të shtënave me armë, janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar.
Foto ilustrim











