Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë do të ndodhë me Specialen nëse Rezoluta e Shqipërisë miratohet në Këshillin e Evropës?

12/10/2022 - 14:49
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë do të ndodhë me Specialen nëse Rezoluta e Shqipërisë miratohet në Këshillin e Evropës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbajë sot një fjalim në Këshillin e Evropës, ku do të paraqes një Rezolutë të Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt.

Kuvendi i Shqipërisë në 12 gusht të këtij viti, i përcolli zyrtarisht Këshillit të Evropës rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022.

Lexo Edhe:

Një burrë 35-vjeçar shpjegon: “Është si të më heqin stomakun”

“Barbarë firmato”, Rama: Ndërpret fjalimin për Kosovën, në sallë futen fëm…
Lidhur me këtë çështje lajmi.net ka kontaktuar avokatin Skënder Musa dhe njohësin e Çështjeve Juridike nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Sipas avokatit Musa, nëse arrihet të shpallet i rrejshëm raporti i Dick Marty-t, atëherë do të hapen rrugët për t’u ndryshuar ligji për Dhomat e Specializuara.

“Nëse arrihet të shpallet i rrejshëm raporti i Dick Martyt, ndikimi është shumë i madh për shkak se pikërisht rezultatet kanë qenë shtylla kryesore për themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Atëherë të gjitha rrugët ligjore të institucioneve të Kosovës do të çelen për me ndryshuar ligjin për Dhomat e Specializuara dhe me anulua atë ligj. Dhe me të njëjtat përgjegjësi e të njëjtat akuza me ngarku Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe departamentin special”, ka thënë Musa

Po ashtu avokati Musa, veçanërisht ka përmendur premtimet e partive politike, e që thotë se para zgjedhjeve të gjitha kanë qenë kundër Gjykatës Speciale.

I pyetur nëse mendon se a do të miratohet kërkesa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, avokati u shpreh optimist për faktin që sipas tij BE-ja e ka kuptuar se ai raport ishte i sponsorizuar nga Serbia dhe Rusia.

“Mendoj që mundet mu aprovu kërkesa e Shqipërisë, ose Rezoluta e paraqitur nga deputetët shqiptarë për shkak se me vet aktakuzat që janë që janë paraqitur në Gjykatën Speciale dhe asnjë rast nuk është pjesë e raportit të Dick Marty-t dhe tashmë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës e kanë kuptuar që raporti i Dick Marty-t ka qenë një raport i sponsorizuar nga Serbia dhe Rusia dhe si i tillë mendoj që do të aprovohet”, shtoi Musa.

Ndërsa, njohësi i çështjeve Juridike, njëherit drejtor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj është shprehur se Rezoluta e iniciuar nga Shqipëria, mund të këtë efekt në aspektin politik dhe diplomatik në kuptim të kontestimit të besueshmërisë së raportit të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme, por që në aspektin juridik nuk mund të prodhojë asnjë pasojë, shkruan lajmi.net

“Kosova ka themeluar dhe funksionalizuar Gjykatën Speciale, përmes amandamentimit të Kushtetutës, miratimit të ligjit të veçantë, si dhe lidhjes se marrëveshjeve bilaterale me Mbretërinë e Holandës, si rezultat i zotimit ndërkombëtar qe institucionet e republikës së Kosovës kanë marrë ndaj partnerëve strategjik ndërkombëtar. Andaj të gjitha këto nuk mund të zhbëhen apo shfuqizohen edhe nëse Rezoluta e propozuar nga Shqipëria miratohet.”, ka shtuar tutje Miftaraj.

Ndryshe asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i kërkohet të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku do të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet që të mbajë fjalimin e paralajmëruar në orën 15:30.

Në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë vazhdojnë të gjykohen shumë prej ish-figurave publike të rëndësishme në vend. Nga ky proces gjyqësor vazhdojnë të mbahen ende në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, e disa të tjerë.

Për disa vite radhazi, ish-drejtuesit e UÇK-së po zvarriten nga një proces gjyqësor i ngritur në bazën e pretendimeve të raportit të Dick Marty-t, i cili po ashtu muaj më parë ka deklaruar se ka patur një atentat për “vrasjen e tij”, e që dyshohet të jetë organizuar pikërisht nga serbët.

I njëjti vazhdon që ende të jetë nën sigurinë e Mbrojtjes së Afërt, për shkak të kinse rrezikut të kanosur nga këto kërcënime.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë