Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përfaqësuesja serbe pas fjalimit të Ramës: Kam 15 vite këtu dhe nuk kisha dëgjuar diçka të tillë

12/10/2022 - 18:19
në Lajme
A A
Përfaqësuesja serbe pas fjalimit të Ramës: Kam 15 vite këtu dhe nuk kisha dëgjuar diçka të tillë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fjalimi i Edi Ramës në Asamblenë e Këshillit Evropian kundër raportit të Dick Martyt për UÇK-në, solli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve të grupimeve të ndryshme politike.

Përfaqësuesja serbe ka thënë se është e tronditur nga deklarata e Ramës për raportin e Martyt, përcjell Sinjali.

“Raporti nuk ishte serb apo rus, por i kësaj organizate, i miratuar nga shumica dërrmuese. Sinqerisht kam mbetur pa fjalë. Kam 14 vite këtu dhe nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë”, tha Elvira Kovács, përfaqësuese e Partive Popullore Evropiane dhe nënkryetare e Parlamentit të Serbisë.

“E di që ramë dakord se do flasim për Ballkanin e Hapur, por është e pamundur të mos reagoj pas këtij fjalimi, është diçka që nuk e kam dëshmuar që 15 vite”, ka thënë ajo.

Rama më pas mori fjalën sërish për t’i thënë asaj se ai nuk ka ofenduar askënd. Kryeministri i Shqipërisë i tha Kovács se “Serbisë i duhet më shumë kohë ta kuptojë”, por “duhet ta njohë Kosovën dhe të vazhdojë drejt së ardhmës”.

“Ju sugjeroj të gjithë atyre që ndihen si ata të lexojnë atë sërish dhe do ta kuptojnë pse jam këtu dhe sa shumë e respektoj këtë institucion. Besoj që një prej institucioneve demokratike është të jetë i përulur kur sheh nga vetja, dhe për të pasur pjesën e duhur të autokritikës. Nuk i akuzoj asgjë paraardhësit tuaj. Nëse do të isha këtu, dhe do më thoshte dikush se ekziston dyshimi për trafikim të organeve, do të votoja. Por jemi 11 vjet pas, ku janë organet që u trafikuan? Nuk është e patakt që të ndash me ju thjesht fakte. Dhe mund ta kuptoj të vetmin person nga atë çfarë dëgjova nga përfaqësuesja serbe”.

“Për Serbinë do të duhet kohë që të jetojë me këtë dhe së fundmi që të bëj njohjen e Kosovës dhe të ndërtoj së bashku me Kosovën të ardhmen. Jam krenar që i shërbej së vërtetës, kur e vërteta ime është e mirë për Serbinë, në rregull, kur nuk është e mirë, është prapë mirë. Unë pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim që e përfaqësoj me krenari. Vëreni veten në vendin e çdo të zgjedhuri shqiptar që haset në këtë paragjykim që shqiptarët edhe kur luftojnë për t’u çliruar, trafikojnë organe njerëzore. Një koleg i juaji, ambasador ishte i shqetësuar se si një person i zhdukur nga vendi i tij në malet shqiptare, mund t’i ishin hequr organet. Pse? Sepse ka dëgjuar të gjithë këtë. Më vjen shumë keq, unë nuk tërheq nga asnjë fjalë nga ajo çka thashë. Është përmes debatit që mund të gjejmë të vërtetën”, ka thënë kryeministri shqiptar.

Edhe përfaqësuesit e tjerë të grupimeve të ndryshme, kanë shprehur pakënaqësi dhe kanë kërkuar kohë që të debatojnë mbi çështjet.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë