Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk mundesh me ma ndalu me fol”, Hoxha përplaset me Golën në Komision

18/01/2022 - 11:21
në Kryesore, Lajme
A A
“Nuk mundesh me ma ndalu me fol”, Hoxha përplaset me Golën në Komision
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një përplasje ka ndodhur ndërmjet anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, teksa në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola ka thënë se janë dy projektligje për agjencinë e akreditimit dhe për arkivat.

Në këtë komision ka pasur përplasje ndërmjet deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha dhe atij të VV-së, Ardian Gola.

Ky i fundit, nuk ia dha fjalën deputetes Hoxha.

“Po e konsumoni kohën. Ti duhesh me respektua rendin se unë e vendos. Me shpalos tërë këtë destruktivitet është shumë zhgënjyese një ditë që do ta kalojmë në miratim të projektligjeve deputetëve bartin përgjegjësi para elektoratit të tyre dhe shtetin për të cilin kanë marrë votat. Unë nuk lejoj këtë formë çfarë e pamë nga deputetja Hoxha dhe shpreh keqardhja për këtë incident dhe vlerësojmë përkushtimin që keni me arsimin e lartë që e keni bërë të pamundshëm të respektoni kufijtë ligjor për sistemin e arsimit”, ka thënë Gola.

Ndërsa deputetja e PDK-së, iu kundërpërgjigj, teksa i tha se nuk mundet t’ia ndalojë fjalën.

“Hoxha tha se e konsumoj edhe mirë duhet me qenë të ndershëm. Për ligj po flas. nuk mundesh me ma ndalu me fol. Jam tu fol për ligj. Isha shumë dashamirëse mos përhapni dezinformata. Vetë e keni sjellë këtë anëtar. E konsumoj sa të dua kohën. Nuk jeni të më tregoni ku jam unë. Unë iu referova ligjit. Vazhdojë vet takimin. Vazhdoni ju pa opozitën”, u shpreh Hoxha.

Deputetja e LDK, Vlora Dumoshi tha se derisa arroganca e numrave kështu po silleni. Opozita e lë komisionin.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ky koncept dokument është aprovuar në qeveri, ndërsa versioni aktual është miratuar në mbledhjen e qeverisë në dhjetor. Këtu janë përfshirë ekspert nga MASH.

“Ky projektligj rregullon statusin për akreditim me qëllim të sigurimit të cilësisë së arsimit të lartë. Këshilli shtetëror do ti ketë 6 anëtar vendor dhe 6 ndërkombëtar. Një strukturë e tillë siguron pavarësinë e agjencisë për akreditim. Një risi është monitorimi i vazhdueshëm i arsimit të lartë. Ne besojmë që ky projektligj është i rëndësisë së veçantë. Pres që të aprovohet ky ligj. Për ne është me rëndësi që kemi projektligj. Sa i përket çështjes së standardeve rregullohen me dokument të veçante.

“Për ne është e rëndësishme të kemi standarde të miratuara. Projektligji ka të bëjë me punën e agjencisë së akreditimit. Në lidhje me anëtarët e jashtëm se kemi pasur vështirësi në gjetjen e anëtareve të jashtëm. Në këtë situatë kemi pasur kontribut nga ambasada austriake. Me hyrjen në fuqi të ligjit kriteret do të vlejnë njëjtë. Anëtarët ndërkombëtar nuk do të kenë të drejtën e vetos por do të merren vendimet me shumicë votash. E jona ka qenë të sjellim projektligjin. Ka qenë me rrezik me dështua procesi i akreditimit të programeve dhe ka pasur vonesa të shumta. Është propozim që na është sjellë me ndihëm e partnerëve tanë. Në këtë linjë pres kontributin që duhet t’i bëjë kuvendi. Është mirë të kemi kuadro të mirë përgatitur”, u shpreh Nagavci. /EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë