
Ka shumë se 40 ditë që drejtori i Urbanizmit në komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava, nuk përgjigjet në pyetjet e dërguara në adresë të tij nga Gazeta Online Veriu.info.
Drejtori Tërnava ka vendosur të mbyllet “hermetikisht”, duke mos bë zë për asnjë nga pyetjet e ngritura e çështjet që janë kompetencë e dikasterit që ai drejton.
Tërnava është pyetur nëse kompania ndërtimore “Ari Company” posedon leje për objektin që ka nisur të ndërtojë në rrugën Nexhip Dragaj në qendër të Mitrovicës.
Punimet në këtë objekt janë ndalur dy herë nga inspektorët dhe madje herën e fundit edhe është gjobitur kjo kompani, raste për të cilat ka raportuar ekskluzivisht Veriu.info.
Pra, Tërnava duke heshtur ka vendosur të mos jetë transparent për publikun dhe qytetarët e Mitrovicës të cilëve do të duhej t’u shërbente.
Veriu.info do të vazhdojë raportimin për secilën çështje që lidhet me interesin publik, e Tërnava ndoshta një ditë do ta kuptojë që përgjigjja ndaj pyetjeve të mediave është përgjigje dhe transparencë karshi qytetarëve./Veriu.info/












