Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet i vdekur në orët e mëngjesit. Sipas informacioneve të para dikush e ka njoftuar menjëherë Policinë e Autoambulancën.
Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.












