Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu së bashku me anëtarët e Komisionit Parlamentar për shëndetësi, sot vizituam Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë, transmeton Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se kjo klinikë problem shqetësues ka është mungesa e stafit dhe aparturat mjekësore.
Postimi i plotë:
Në muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, bashkë me anëtarët e Komisionit Parlamentar për shëndetësi, sot vizituam Klinikën e Onkologjisë.
Klinika e Onkologjisë ka qenë storie suksesi për shërbime cilësore edhe gjatë pandemisë COVID-19.
Ndonëse përkushtimi i personelit shëndetësor është maksimal, shqetësuese mbetet mungesa e barnave për terapi onkologjike, ku furnizimi nga barnat e Listës Esenciale këtë vit ka rënë nën 70% , përderisa vitet e kaluara furnizimi me barna në Onokologji ishte rreth 90%.
Për shkak të problemeve që janë shkaktuar këtë vit në Klinikën e Onkologjisë është rritur lista e pritjes për Radioterapi dhe Barhiterapi.
Problem shqetësues sipas drejtuesve të klinikës është mungesa e stafit. Aparturat mjekësore ekzitojnë, por ka raste kur nuk ka kush të punojë me to, prandaj shumë herë transferohet stafi nga klinikat tjera për t’iu ofruar shërbime pacientëve.
Si Komisioni Parlamentar për shëndetësi u zotuam që kësaj klinike t’i ofrojmë mbështetje buxhetore ashtu siç kemi vepruar deri më tani.












