Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koeficienti, shtesat, ndërrimi i natës…/ Policia jep 5 propozime për Ligjin e Pagave

14/10/2022 - 14:13
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është polici i Njësisë Speciale që plagosi dy persona sot në Mramor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Projektligji i pagave në sektorin publik ka qenë në diskutim publik deri para një jave. Policia e Kosovës ka paraqitur pesë propozime për këtë projektligj para se i njëjti të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe të nis implementimin. Këto propozime janë dërguar nga Sindikata e Policisë edhe në adresë të kryeministrit, të ministrit të punëve të brendshme dhe në adresë të ministrit të financave, transmeton IndeksOnline.

Teksti i letrës të cilën Sindikata e Policisë e ka nisur në adresë të Kurtit, Sveçles dhe Muratit:

Implementimi i pesë propozimeve për projekt ligjin e pagave

Po ashtu sa i përket projektligjit për paga i cili është tepër i rëndësishëm për punonjësit e PK-së, në vijim ju paraqesim pikat mbi propozimet të cilat kërkojmë të implementohen, e të cilat janë të domosdoshme për punonjësit e saj, e të cilat me sqarimet e detajuara të propozimeve të poshtëshenuara janë dhënë edhe nga vet Policia, e të cilat i mbështet fuqishëm Sindikata e PK-së.

Propozimi I:
Neni 24 i Projektligjit shtesa për kushte të tregut: Propozojmë që shtesa të jetë e përcaktuar në mënyra nominale me përqindje sikur që është përcaktuar tek shtesat për të zgjedhurit neni 23, shtesa për funksionale për nëpunësit e arsimit universitar Neni 32; shtesa për nëpunësit e sistemit shëndetësorë neni 33 etj.

Propozimi II:
Neni 26 i Projektligjit – Shtesa për kushte specifike të punës:
Sa i përket këtij neni ne mendojmë se kjo duhet të caktohet me % fikëse sikundër është caktuar në shumë shtesa tjera. Prandaj propozojmë që kjo shtese të jetë deri në 40% të pagës bazë.

Propozimi III
Neni 36 i Projektligjit – Kompensimi për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës: Dispozita e cila parasheh kompensimit me përqindje deri 1% siç ose pushim siç e ka paraparë paragrafi 2 i këtij projektligji paraqet vështirësi në zbatim në Policinë e Kosovës Sipas përllogaritjeve në kuadër të buxhetit aktual të Policisë së Kosovës pjesëmarrja e kompensimit (puna jashtë orarit, ndërrimet e natës dhe kompensimet tjera) në Polici në kuadër të një viti shprehur në vlerë monetare është 10,166,844.45 mil euro apo në përqindje 12.53% e vlerës së buxhetit të Policisë. Në bazë të kësaj del se shumica e kompensimeve në Polici në bazë të projektligjit do të duhej të bëhet me kompensim me pushim dhe për shkak të angazhimeve operacionale siç u tha me lartë në disa situata është shumë e vështirë për tu realizuar. Sipas kalkulimeve te tanishme fondi i ndarë për punë jashtë orarit aktualisht është me 6.87% të buxhetit të PK-së; pjesëmarrja në pagesat e ndërrimit të natës është 2.01% e buxhetit total të PK-së prandaj ne propozojmë të fshihet paragrafi 2 i këtij projektligji i cili paraqet kufizim të kompensimit vetëm në përqindje prej 1% të fondeve totale të organizatës buxhetore.

Propozimi IV
Shtojca Nr. 5 e Draft ligjit – grupi dhe klasa për stafin e uniformuar:
Duke u bazuar ne detyrat me rrezikshmëri te larte, propozojmë në kuadër të përcaktimit të koeficientit të bëhet një harmonizim në mes të gradave në dy institucionet atë të Policisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Propozimi V:
Shotjca Nr.8 e Projektligjit- nëpunësit e shërbimit civil, nëpunësi i administratës së shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës
Stafi në kuadër të Policisë duhet jetë i ranguar në nivelin e njëjtë me stafin e Gjykatës dhe Prokurorisë, prandaj propozojmë rangimin siç është bërë për stafin e Gjykatave dhe Prokurorisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë