
Një autobus me udhëtarë nga Kosova mëngjesin e së martës është aksidentuar në qytetin e Kyustendilit në Bullgari.
Autobusi me pasagjerë kosovar u aksidentua me një kamion të ndaluar, i cili po transportonte dru.
Sipas mediumit bullgar ‘Struma’ autobusi kishte 29 pasagjerë, prej të cilëve 6 ishin fëmijë.
Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.
Kurse nuk raportohet për të lënduar tjetër nga ky aksident












