
Një bastisje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kçiq të Mitrovicës, shkruan Veriu.info.
Në një shtëpi kanë hyrë hajnat duke bërë dëme materiale dhe kanë vjedhur 250 euro para të gatshme.
Për Veriu.info ka folur Reshat Ibishi, shtëpia e të cilit u përshi nga kjo bastisje dhe iu vodhën paratë e gatshme.
“Po mbrëmë në mbrëmje në shtëpinë time në Kçiq kanë hyrë hajnat dhe kanë bërë rrëmujë shtëpinë dhe më janë vjedhur 250 euro” , ka thënë Ibishi.
Rasti është raportuar në Polici dhe një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar në gjetjen e gjurmëve eventuale për identifikimin dhe zbulimin e personave që thyen edhe vodhën këtë shtëpi.
Kjo nuk është hera e parë që po raportohet për vjedhje në këtë fshat, banorët ka kohë që bëjnë roje pasi që nuk janë aspak të qetë nga hajnat./Veriu.info











