Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestohet futbollisti që kishte denoncuar se ishte mashtruar me 100 mijë euro, dyshohet për falsifikim parash

18/10/2022 - 15:40
në Lajme, Sport
A A
Arrestohet futbollisti që kishte denoncuar se ishte mashtruar me 100 mijë euro, dyshohet për falsifikim parash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Futbollisti prishtinas, i cili kohë më parë kishte denoncuar në prokurori se ishte mashtruar nga disa persona se do ta dërgojnë për të luajtur në Holandë në këmbim të 100 mijë eurosh, është arrestuar.

Gazeta Sinjali e ka zbuluar edhe identitetin e tij, Endrit Dervodeli, transmeton Gazeta Express.

Sipas kësaj gazete, futbollisti është në mesin e katër personave të arrestuar të arrestuar për falsifikim të parave dhe ata janë: Lend Maksuti dhe Redon Dervishi nga Gjilani dhe Apollon Morina e Endrit Dervodeli nga Prishtina. Ky grup qe një kohë ka qenë nën përcjellje të Drejtorisë Rajonale në Gjilan ndërsa sot është kapur duke u prangosur nga Policia. Sipas të njëjtave burime ende nuk dihet nëse kanë ndërlidhje dy rastet e futbollistit me njëra tjetrën.

Gjithçka u zbulua pas denoncimit të një zyrtari të bankës “Raiffeisen Bank” në Gjilan”, i cili para tri ditësh raportoi për dyshimet se një kartëmonedhë prej 100 eurosh që ishte deponuar në bankomat mund të ishte e falsifikuar. Kjo aktivizoi Policinë, me ç’rast u identifikua dhe intervistua personi që kishte deponuar paratë.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për pronarin e një argjendarie, i cili kishte deponuar qindra euro në bankomat, e në mesin e tyre ishte edhe një 100-she e falsifikuar. Kjo kartëmonedhë dhe disa të tjera që janë deponuar së fundmi në banka të ndryshme në Gjilan dyshohet se janë vënë në treg nga katër të arrestuarit.

Me rastin e arrestimit, me urdhër të Prokurorit dhe aprovim të gjyqtarit janë kryer edhe bastisje në shtëpitë e dy të dyshuarve nga Prishtina.

Pas arrestimit dhe mbledhjes së dëshmive që provojnë përfshirjen e katër të arrestuarve në këtë rast, të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

JU REKOMANDOJMË

Norvegjia triumfon ndaj Bregut të Fildishtë

Norvegjia triumfon ndaj Bregut të Fildishtë
30/06/2026 - 21:27

Norvegjia triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë, duke siguruar fitoren e parë në histori në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, në përpjekjen e...

Më shumëDetails

Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme

Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme
30/06/2026 - 20:57

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, tha se teksa Kosova vazhdon të integrohet në komunitetit ndërkombëtar, mundësitë në bashkëpunim në shumë fusha përfshirë në mbrojtje...

Më shumëDetails

Bajrami: Po jepen tenderë me çmim të dyfishtë ose trefishtë

Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit
30/06/2026 - 20:47

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka folur rreth skandaleve që i ka bërë qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti. Ajo në...

Më shumëDetails

Irani kundërshton Francën: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet vetëm nga Teherani

Irani kundërshton Francën: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet vetëm nga Teherani
30/06/2026 - 20:23

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron lidhur me çminimin e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se çdo operacion i tillë do të kryhet ekskluzivisht...

Më shumëDetails

PDK diskuton zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike

PDK diskuton zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike
30/06/2026 - 19:56

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, prioritetet organizative si dhe procesin e zgjedhjeve të brendshme....

Më shumëDetails

Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Prishtinë

Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Prishtinë
30/06/2026 - 19:33

Orlando Gill është kthyer në një nga emrat më të përfolur të Kupës së Botës 2026. Portieri 25-vjeçar i Paraguait ishte heroi absolut në duelin ndaj Gjermanisë, duke...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë