Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona për vjedhje të rëndë në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.
Policia Rajonale e Prishtinës bën të ditur se hetuesit policor me urdhëresë të gjykatës përkatëse, kanë kryer kontrolle në dy lokacione të ndryshme ku përveç arrestimit të të dyshuarve, kanë gjetë dhe sekuestruar:
– municion, disa pajisje (tv, pjisje zërimi, etj) që dyshohet të jenë të vjedhura në rastin e raportuar me datën 20.08.2022.
Në raportin e tyre, policia ka publikuar dhe fotografitë e gjërave që kanë sekuestruar:
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje.
















