
Zëvendësndihmës-sekretari e ShBA-së, njëherësh të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qenë fjalëpak pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas këtij takimi ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Escobar ka treguar se qëllimi i vizitës së tij është për të gjetur rrugë për thellimin e bashkëpunimit me një vend shumë aleat siç është Kosova.
“Kosova është një aleat shumë, shumë i mirë, një mik i mgushtë i SHBA-ve. Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së nuk bazohet vetëm në interesin e përbashkët por edhe në vlera të përbashkëta”, tha ai.
“Shpreha mbështetjen e SHBA-së për solidaritetin në kohë krize, por edhe mbështetjen tonë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
Mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë agjendë e demokracisë. E falënderoj Kosovën”, ka thënë Escobar.












