Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar ftesën e kryeministrit për t’u takuar të premten.
Kështu ka thënë për Front Online nga Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulzim Blaka.
Kryeministri Kurti ka ftuar për takim, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun.
Kjo ftesë vjen pas vizitës në Kosovë të emisarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.













