Opinionisti, Nexhemdin Spahiu vlerëson se vet vizitat e përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë presion për Serbinë lidhur me çështjen e Kosovës.
Sipas tij, Kosova tani e ka kohën që duhet ta shfrytëzojë për ta arritur njohjen nga ana e Serbisë.
“Vet ardhja e Escobarit në Prishtinë është presion për Beogradin. Shkuarja në Beograd është po ashtu presion për Beogradin. Tani është rasti më i volitshëm kur Kosova duhet ta bëjë pazarin përfundimtar për marrjen e njohjes nga Serbia, dhe prandaj ardhja e shpeshtë është vënia me shpatulla për muri Beogradit që të pranojë një marrëveshje”.
“Presioni me i madh që i behet Beogradit për ta njohur Kosovën, vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një shtet i vogël sado që i bën presion, s’ka ndonjë ndikim si kur atë e bën p.sh. një superfuqi. Amerika është kreatore e shtetit të Kosovës dhe është e pritshme që procesin e subjektivizmit të Kosovës në aspektin ndërkombëtar ta çojë deri në fund”, deklaroi Spahiu për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.












