Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë dihet për propozimin franko-gjerman, që synon mbylljen e marrëveshjes Kosovë-Serbi?

20/10/2022 - 16:37
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë dihet për propozimin franko-gjerman, që synon mbylljen e marrëveshjes Kosovë-Serbi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Nuk ka asgjë konkrete”. “Është joserioze ta hedhësh nga dritarja propozimin franko-gjerman”. “Gjithçka që vjen nga vendet evropiane duhet marrë seriozisht”.

Këto janë vetëm disa nga deklaratat e zyrtarëve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë në lidhje me të ashtuquajturin propozim franko-gjerman, i cili do të duhej të hapte rrugë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Rreth një muaj më parë në opinion dolën informacione se Franca dhe Gjermania u kanë dhënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë një propozim se si të zgjidhet kontesti i kahershëm ndërmjet dy vendeve, raporton REL.

Që nga viti 2012, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një dialog politik për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së.

Aktualisht synohet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve – gjë që ende nuk ka ndodhur. Dialogu është ndërprerë disa herë.

Në vitin 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë, të cilën Serbia nuk e njeh.

Cili është propozimi franko-gjerman?

Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht. Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë nuk e kanë konfirmuar ekzistimin e një dokumenti të tillë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes deklaratave të tyre, kanë konfirmuar se kanë njohuri për një propozim të tillë.

Vuçiq, më 8 tetor, tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Serbia nuk do të “poshtërohet më tej dhe nuk do të detyrohet ta njohë zyrtarisht Kosovën”, por, duke mos reaguar, do të jepte sinjal të heshtur se pajtohet.

Siç tha ai, kjo është e papranueshme për Serbinë, por shtoi gjithashtu se është e papërgjegjshme dhe joserioze që propozimi franko-gjerman të hidhet nga dritarja.

Më 18 tetor, Vuçiq përsëriti se thelbi i propozimit të Gjermanisë dhe Francës është që Serbia të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Për këtë, siç tha ai, Serbia do të kishte “hyrje të shpejtë në BE dhe ndoshta përfitime të konsiderueshme ekonomike”.

Çfarë kanë thënë në Kosovë?

Mediat në Kosovë kanë raportuar se propozimi nuk parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia, por parasheh njohjen e Kosovës nga pesë anëtaret e BE-së që nuk e kanë bërë këtë – Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Më 10 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ekziston “një iniciativë franko-gjermane, e cila dëshiron që t’i japë edhe më shumë fuqi (të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav) Lajçakut, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane”.

“Diskutohen modele të ndryshme. Por, nuk ka diçka përfundimtare dhe aq më pak vendimtare, që do të mund të thuhej se ky është propozimi francezo-gjerman. Më shumë ka, si të them, ide që qarkullojnë, Berlin, Bruksel, Uashington, por edhe Londër, Romë e Paris, si dhe Beograd dhe Prishtinë”, tha Kurti dhe shtoi se, për shkak të konfidencialitetit të bisedimeve, nuk mund t’i hedhë në opinion idetë.

Më 9 tetor, Kurti deklaroi se është optimist se në muajt e ardhshëm do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.

Më pas, kryeministrit i Kosovës tha se “kanë mbetur më pak se dy vjet për të arritur marrëveshje me Serbinë”.

Ndërkaq, zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, konfirmoi për mediat në Prishtinë se ka një afat, brenda të cilit Prishtina zyrtare duhet të deklarohet nëse e pranon propozimin franko-gjerman.

Çfarë thanë të dërguarit e posaçëm?

Javën e kaluar, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i pyetur për të komentuar propozimin franko-gjerman, tha se tani është momenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.

Më 19 tetor, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në Prishtinë, në lidhje me propozimin franko-gjerman, tha se “çfarëdo që të propozojnë vendet evropiane në lidhje me dialogun, duhet marrë seriozisht”.

“Ne do ta mbështesim atë”, tha Escobar.

Ai shtoi se, siç i është shpjeguar, “ky propozim do ta zhbllokonte Kosovën, por potencialisht edhe Serbinë, në rrugën e integrimeve euroatlantike”.

Ai tha se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së marrëveshjes, duke theksuar se ka dëgjuar nga kolegët nga Evropa se kjo është “çështje javësh dhe jo vitesh”.

Escobar sqaroi se bëhet fjalë për një marrëveshje për hapat e ardhshëm.

Edhe pse, siç thuhet në opinion, propozimi franko-gjerman nuk parasheh njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë, Escobar tha se kjo do të ndodhë dikur – çështja është vetëm se kur do të ndodhë.

Çfarë thanë analistët?

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike në Beograd, tha në një deklaratë të mëhershme se dokumenti franko-gjerman u publikua si një “pyetje testuese”.

“Nuk e di se me marrëveshjen e kujt është bërë kjo – pra, të çështjes së statusit, çështjes së definimit të zgjidhjes përfundimtare. Dhe, ajo sillet nëpër opinion. Unë, me sa di, ka mjaft çështje brenda, përndryshe kjo letër do të ishte e padobishme. Kjo letër bart qëndrimin e Gjermanisë dhe Francës. Për të duhet të deklarohen Prishtina dhe Beogradi, por do të shohim reagime edhe të Britanisë [së Madhe]. Do të ishte ideale që një ditë, [propozimi] të shndërrohet në platformë të përbashkët për negociata”, tha Janjiq.

“Mendoj se ky është fillimi i fushatës që të pranohet ky model. Cili është ky model? Disa e quajnë si ‘modeli i dy Gjermanive’ dhe kjo është e mira e kësaj letre. Mendoj se në këto rrethana, as Prishtina dhe as Beogradi nuk do të marrin ofertë më të mirë. E ajo është që Serbia të pranojë ekzistencën e Republikës së Kosovës. Pra, që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës [në organizata ndërkombëtare] dhe të bashkëpunojë me Kosovën, kur kanë interesa të përbashkëta në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara”, u shpreh Janjiq.

Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe një bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për politikat e demokratizimit në Berlin tha më 19 tetor, se për momentin, askush nuk e di se çfarë përmban konkretisht propozimi franko-gjerman.

Ai tha se propozimi mund ta ndryshojë rrjedhën e dialogut, por vlerësoi se Kosova dhe Serbia janë ende larg një marrëveshjeje përfundimtare.

A është i nevojshëm propozimi franko-gjerman dhe pse?

Kurti dhe Vuçiq aktualisht janë duke zhvilluar një dialog të nivelit më të lartë politik, i cili filloi në vitin 2012 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Për shkak të qëndrimeve konfrontuese të dy palëve, në disa raste gjatë viteve të kaluara, ka pasur bllokim apo ndërprerje të dialogut.

Janë nënshkruar më shumë se 30 marrëveshje në fusha të ndryshme, por shumica e tyre nuk janë zbatuar plotësisht.

Në vitet e fundit ka pasur rritje të tensioneve në terren, pas të cilave përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar shpesh janë nisur në “mision” për uljen e tyre përmes së ashtuquajturës diplomaci fluturuese.

Një krizë e tillë ndodhi më 31 korrik, kur disa serbë lokalë në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, edhe një herë ngritën barrikada, me qëllim që ta pengonin Qeverinë e Kosovës që t’i zbatonte vendimet për riregjistrimin me targa të Kosovës të automjeteve që bartin targa të paligjshme të lëshuara nga Serbia, si dhe për lëshimin e dokumenteve për qytetarët serbë, të cilat do të zëvendësonin letërnjoftimin e tyre. Praktikën e tillë me dokumente, Serbia e ka përdorur me vite për qytetarët e Kosovës.

Pas “ndërhyrjes” së diplomatëve të huaj, situata u stabilizua, por komuniteti ndërkombëtar ua bëri të qartë palëve se nuk do të “toleronte më” destabilizimin.

Kështu, më 4 shtator, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kanë bërë thirrje Kurtit dhe Vuçiqit që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë kah përparimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë