Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rizvanolli: Në të kaluarën u investua në autostrada, u neglizhua energjetika

20/10/2022 - 23:31
në Lajme
A A
Ministrja Rizvanolli: Shqetësuese rritja e çmimit të drurit e peletit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vlerëson se sektori i energjisë është kyç për rritje ekonomike, zhvillim dhe mirëqenie.
Ajo në Rubikon në Klan Kosova, tha se në Kosovë sektori i energjisë është neglizhuar me dekada dhe se investimet publike kanë qenë të fokusuara vetëm në infrastrukturën rrugore, njofton Klankosova.tv.

“Është e qartë se sektori i energjisë është krucial për rritje ekonomike, zhvillim dhe mirëqenie të qytetarëve. Pushtimi i Ukrainës dhe mënyra se si Putini është duke e përdorur gazin si armë dhe energjinë në përgjithësi kundër tërë Evropës e ka bërë në fakt më të qartë se kurrë më parë – na ka kujtuar diçka që ne e kemi ditur gjithmonë, se siguria energjetike është në fakt çështje e sigurisë energjetike gjithashtu, përtej ndikimit social dhe ekonomik”.

“Fatkeqësisht në Kosovë energjia është neglizhuar me dekada, investimet publike kanë qenë të fokusuara në infrastrukturën rrugore, veçanërisht në disa autostrada të shtrenjta, derisa furnizimi me energji ishte i kërcënuar. Siguria e furnizimit ishte në fakt e kërcënuar edhe pse kjo fshihej lehtësisht për publikun, sepse mungesat do të plotësoheshin me import, i cili ishte relativisht i lirë me 60 deri në 90 euro. Sidoqoftë, ne si qeveri ishim në dijeni për këtë që nga dita e parë dhe filluam të punojmë në planifikimin e një të ardhmeje energjetike të sigurt dhe të pastër për vendin. Ndërkohë u bë më e qartë edhe për publikun se sistemi ynë i energjisë është shumë i cenueshëm dhe se edhe shteti, si rezultat i mungesës së investimit në energji, është shumë i cenueshëm”.

“Kriza pas pandemisë që e goditi Evropën e bëri këtë shumë të qartë, do të thosha, dhe pastaj kjo u rëndua pas pushtimit rus të Ukrainës dhe ajo që ne kemi bërë që atëherë është puna në dy drejtime, duke dhënë subvencione dhe duke i ndihmuar qytetarët të përballen me krizën me ndikimin më të vogël të mundshëm, duke i subvencionuar tarifat, duke e subvencionuar efiçiencën energjetike”, tha Rizvanolli.

Tutje, ministrja e Ekonomisë tha se në ndërtimin e së ardhmes të sektorit të energjisë kanë mbështetjen amerikane si partnerët kryesorë.

“Gjithashtu jemi duke punuar në ndërtimin thuajse nga fillimi të të ardhmes së sektorit të energjisë që e duam dhe aspirojmë për të ardhmen një që është më e sigurt, më e pastër dhe më eficiente, por gjithashtu edhe më e decentralizuar dhe më demokratike dhe këtu MCC-ja dhe qeveria amerikane janë partnerë kryesorë, jo vetëm në këtë program, i cili është më i madhi në 40 vitet e fundit, investimi më i madh energjetik në 40 vitet e fundit”, tha Rizvanolli.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë