Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se dita e diele do të jetë ditë pushimi edhe për punëtorët e sektorit privat.
Ferizi tha se ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe do fillojë të zbatohet nga 30 tetori.
Ai paralajmëroi se inspektoratët do të mbikëqyrin me përpikëri zbatimin e kësaj rregulloreje, përcjell “Veriu.info”.
Postimi i plotë
E DIELA DITË PUSHIMI
Me qëllim të mbrojtjes të të drejtave të punëtorëve edhe në sektorin privat, do të zbatohet Rregullorja nr.06/20 për fillimin dhe mbarimin e punës të veprimtarive afariste-bizneseve në Komunën e Vushtrrisë, në ç’rast dita e diel do të jetë ditë pushimi.
Inspektorërt komunal do të mbikëqyrin me përpikëri zbatimin e kësaj rregulloreje, duke filluar nga data 30.10.2022.
#përqytetarët













