Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjetërsimi i lëndës e shpëton Kusari-Lilën, hudhet poshtë kallëzimi penal kundër saj

21/10/2022 - 21:58
në Lajme
A A
Vjetërsimi i lëndës e shpëton Kusari-Lilën, hudhet poshtë kallëzimi penal kundër saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), e ka hudhur poshtë kallëzimin penal që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjakovë, e kishte ushtruar ndaj ish-kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në nëntor të vitit të kaluar.

Lajmin për hudhjen poshtë të këtij kallëzimi penal, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, përfaqësuesi i autorizuar i kryetarit të AAK-së, dega në Gjakovë, avokati Meshari Selimaj.

Në kallëzimin penal, AAK-ja pretendonte se Kusari-Lila e ka keqpërdorur detyrën zyrtare në kohën sa ka qenë në krye të Komunës së Gjakovës.

Fillimisht, ky kallëzim penal ndaj Kusari-Lilës ishte dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, mirëpo kjo e fundit kallëzimin e kishte përcjellë në PSRK, si prokurori kompetente për trajtimin e saj.

Hudhja e kallëzimit penal ka ardhur për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 82 paragrafi 1, pika 1.2 të Kodit tëProcedurës Penale të Republikës së Kosovës, ka nxjerrë aktvendim për hudhje poshtë të kallëzimit penal kundër Mimoza Kusari-Lilës – në drejtim të veprës penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin që i është dërguar avokatit Selimaj.

Ndryshe, sipas kallëzimit penal, me vendimin e 25 marsit 2014, Kuvendi i Komunës së Gjakovës kishte marrë vendim për shpalljen e interesit publik për pronat private në dobi të Komunës së Gjakovës, për realizimin e projektit të rrethrrotullimit, në kryqëzimin e rrugëve “Tirana” dhe“Skënderbeu”, në parcelat e evidentuara në emër të familjes Bakija.

Tutje thuhet se, Kusari-Lila duke qenë në cilësinë e kryetares së Komunës së Gjakovës, ka arritur marrëveshje me familjen Bakija edhe pse jo në formë të shkruar, por se në bazë të dokumentacionit vërtetohet një gjë e tillë, ashtu që kompromisi është arritur për zhvendosjen e rrethrrotullimit, me ç’rast është krijuar hapësira e konsiderueshme në favor për familjen Bakija, respektivisht është shtuar sipërfaqja prej 930 metra katrorë.

Konfirmimin e këtij propozimi në fjalë, sipas kallëzimit penal ish-kryetarja e ka vertetuar edhe përmes kërkesës zyrtare të 17 qershorit 2015, drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, përkatësisht ish-ministrit Lutfi Zharku.

Këto veprime, sipas AAK-së, janë bërë me dashje në kundërshtim me Planin Rregullues Urban Revidimi Orize 1/8, sipas të cilit në një pjesë të këtij lokacioni parashihet gjelbërimi.

Tutje sipas tyre, këto veprime ajo i ka ndërmarrë krye në vete dhe në këtë mënyrë duke mënjanuar apo anashkaluar miratimin e këtij ndryshimi përmes procedurave të kërkuara.

Sipas kallëzimi penal, Kusari-Lila, duke qenë në cilësinë e personit zyrtar ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar dhe i ka tejkaluar kompetencat e saj, duke mos respektuar projektin e aprovuar të rrugës dhe rrethrrotullimit , dhe jo ta zhvendos atë.

Gjithashtu, sipas kallzimit penal ajo ka vepruar në kundërshtim me planin rregullues në fuqi, sipas të cilit pjesa e vogël e mbetur nga prona e familjes Bakija kishte qenë e paraparë për gjelbërim dhe si të tillë ta shpronsojë, dhe jo ta rrisë këtë sipërfaqe duke krijuar hapësirë të mjaftueshme ndërtimin e objektit kolektiv për dobi të familjes Bakija, pa miratimin e Asamblesë Komunale në Gjakovë dhe në këtë mënyrë duke i shkaktuar dëm Komunës së Gjakovës.

AAK–ja me këtë kallëzim penal, i ka propozuar prokurorisë që të merret aktvendim për fillim të hetimeve për këtë rast.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë