
Zëdhënësja e EULEX, Joanna Lachana ka folur për emisionin “Ballkan” lidhur me situatën e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës.
Lachana bëri të ditur se EULEX-i vazhdon të jetë vigjilent dhe sipas saj, është duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës.
“Situata e sigurisë në veri është e qetë, por e tensionuar. Njësia jonë policore e specializuar, e cila përbëhet nga 1058 policë kryen kalkulimet e përditshme në veri të Kosovës që ta kemi një pasqyrë të qartë të situatës“, ka thënë ajo në TV ABC News.
Si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, ajo ka thënë se EULEX ka gjithashtu koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in.











