Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konferencë për medie ka deklaruar se serbët kanë pasur kohë të mjaftueshme që të konvertojnë targat e veturave të tyre në RKS.
“Çështja e targave mbi të gjitha është çështje e sundimit të ligjit, sepse mbi 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës në targa të ligjshme”, tha Osmani
E para e shtetit, madje beri është një krahasim në mes Polonisë dhe Kosovës, dukë thënë se është e paligjshme por edhe e pamoralshme, që të qarkullojnë ende targat e Millosheviçit.
‘’Llogarite se si do të ndiheshin, ta zëmë në një shtet si Polonia, nëse 25 vite pas luftës do të shihnin targa të Hitlerit. Pra jo vetëm se është ë paligjshme por edhe e pamoralshme që targat e Millosheviçit, të ecin lirshëm në Kosovë’’, tha Osmani.













