Milioneri Alim Rama është zgjedhur Sekretar Organizativ i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë pozitë derisa ishte pjesë e VV-së e ka ushtruar Dardan Molliqaj, tashmë kryetari i PSD-së.
Dallim mes këtyre dyve është pasuria.
Rama ka deklaruar se posedon edhe një shtëpi e dy banesa dhe dy vetura, njërën në vlerë 48 mijë euro, kurse tjetrën në vlerë 7 mijë euro.
Ndërsa, ish sekretari i VV-së Dardan Molliqaj sa ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, si pasuri të paluajtshme ka deklaruar shtëpi në vlerë prej 60 mijë euro, si dhe truall në vlerë prej 45 mijë euro.
Tek pasuria e luajtshme ai ka deklaruar një veturë Alfa Romeo, në vlerë prej 4 mijë eurosh.
Para të gatshme në institucione financiare ai ka deklaruar mbi 10 mijë euro.
Alim Rama ishte anëtar i këtij subjekti në KQZ ndërsa tani është zgjedhur sekretar organizativ në vend të Vlora Haxhimehmedi.













