
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq pritët që sonte në orët e mbrëmjes ta vizitojë Republikën e Kosovës.
Për vizitën e Gjukanoviqit, ka njoftuar policia e Kosovës, përmes një komunikate.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore, ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, njoftoi Policia.
PK ka kërkuar nga qytetarët që të gjejnë rrugë të tjera alternative gjatë kohës sa janë të bllokuara rrugët.
“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”
Vizita e Gjukanoviq nuk është paralajmëruar më herët si dhe deri tash nuk dihet arsya e vizitës së tij.











