Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, njoftoi se ka certifikuar disa deputetë dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës për avancim marrëdhëniesh civilo-ushtarake.
Sipas njoftimit ,ambasadori Jeff Hovenier u shpreh i kënaqur me deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Ambasadori Hovenier: U kënaqa me mirëseardhjen e deputetëve dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës nga udhëtimi i tyre i fundit i shkëmbimit të Programit Ndërkombëtar të Udhëheqjes së Vizitorëve (IVLP) në ShBA për të dëgjuar për përvojat e tyre dhe planet e tyre për të zbatuar atë që mësuan në ShBA për të avancuar marrëdhëniet civilo-ushtarake në Kosovë”, thuhet në njoftim.












