Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpresa te eksperti gjerman, 20 mln euro mund t’i kushtojnë shtetit ditët e mbetura të janarit

19/01/2022 - 17:13
në Kryesore, Lajme
A A
Shpresa te eksperti gjerman, 20 mln euro mund t’i kushtojnë shtetit ditët e mbetura të janarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se, sipas informacioneve të cilat ajo i ka, raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji me propozimin për shtrenjtim të rrymës është kalkuluar bazuar në parashikimet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Ajo tha se shuma e subvencionimit të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të varet shumë nga kthimi në funksion i bllokut B2 në termocentralin “Kosova B”, raporton Gazeta Express.

KEK-u ka paraparë që blloku B2 i termocentralit “Kosova B” do të kthehet në funksion më 21 janar (pasnesër), sipas ministres Rizvanolli. Ndërsa kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ministren tha se kapaciteti prej 250 megavatësh i këtij blloku do ta ndryshonte substancialisht situatën. Megjithatë, ai u shpreh i painformuar se kur do të kthehet në punë ky bllok.

“Unë uroj që një orë e më parë të vihet në funksion edhe blloku B2, meqenëse me ato rreth 250 megavatë kapacitet natyrisht që e ndryshon substancialisht situatën në të cilën ndodhemi, por edhe njëherë po them, sërish nuk e zgjidh”, tha Kurti.

Për ditët e mbetura të janarit, ministrja Rizvanolli tha se nevoja për subvencion do të jetë 5 milionë euro. Por, kjo shumë mbështetet vetëm nga supozimi që blloku B2 do të kthehet në funksion. Në rast se kjo nuk do të ndodhë, Rizvanolli tha se duhet të paguajnë 20 milionë euro.

“Dhe jemi duke folur për një dallim shumë të madh. Për ilustrim, llogaritet që gjatë kësaj periudhe të mbetur deri në fund të janarit, nevoja për subvencion do të jetë 5 milionë euro në rast se kthehet blloku B2 dhe kjo katërfishohet, 20 milionë bëhet, në rast se nuk kthehet blloku B2”, tha ajo.

Ministrja tha se vlerësimi për nevojën e subvencionimit të energjisë elektrike me 75 milionë euro është bërë duke supozuar se kthehet blloku B2.

“Kjo ka një ndikim të madh. Nëse do të ndodhë kjo apo jo e shohim ndërkohë”, tha ajo.

Rizvanolli tha se raporti konsultativ i ZRRE-së me propozimin për shtrenjtimin e rrymës është në konsultim publik dhe se çfarëdo ndryshimi në sitatën e krijuar do të reflektojë.

“Është draft-raport dhe çfarëdo ndryshimi në shfrytëzim të kapaciteteve që mund të ndodhë ndërkohë, sigurisht që do të reflektohet”, tha ajo.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i painformuar se kur do të kthehet blloku B2 i termocentralit “Kosova B”.

Kryeministri Kurti, i pyetur se pse ZRRE-ja propozoi tarifa të reja ende pa u kthyer në funksion blloku B2 në termocentralin “Kosova B”, theksoi çështjen e ndarjes së pushtetit nga shteti.

“Ne përmes fuqizimit dhe pavarësimit të rregullatorit, duam ta ndajmë pushtetin nga shteti. Nëse Qeveria quhet shtet, atëherë ZRRE-ja është shtet. Pra, ky është raporti mes pushtetit dhe shtetit. E tash, këtë ne e kemi bërë menjëherë deke mos lejuar anëtarë të Vetëvendosjes të bëhen pjesë e ZRRE-së. E tash nuk ka logjikë të kërkohet edhe që të mos përzihei në emërimet e ZRRE-së, e në të njëjtën kohë që edhe unë të marrë vendime për ta”, tha kryeministri.

“Por ajo çfarë duhet të bëjmë ne, do t’i japim komentet tona”, shtoi shefi i Ekzekutivit.

Pasi qytetarët nisën të përballeshin me reduktime të energjisë elektrike, situata u bë më e rëndë kur blloku B2 mbeti jashtë funksionit. Në KEK u angazhua një ekspert gjerman dhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar filloi riparimi i turbinës së bllokut B2.

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, pati thënë se nga data 20 janar ky bllok mund të kthehet në funksion për prodhim të energjisë elektrik.

Riparimi i turbinës u tha se po bëhet nga inxhinierë të KEK-ut, por që po monitorohen nga eksperti gjerman që vjen nga kompania prodhuese e turbinës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë