Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Albulena Haxhiut e vazhdon bashkëpunimin me kompaninë që u kap duke futur drogë në burg

25/10/2022 - 16:03
në Kryesore, Lajme
A A
Pas shkarkimit të Liljana Stevanoviqit, Haxhiu: Gjyqtarët e Mitrovicës nuk mund të tallen me institucionet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një sasi e konsiderueshme pilulash të dyshuara si ekstazi dhe një sasi mariuhane janë kapur, pak para se të futeshin në burgun e Dubravës, në kamionin e firmës “Hajdini Comerc” pronë e biznesmenit Musaj Leku. Për këtë rast Prokuroria e Pejës po e mban në burg shoferin e kamionit, por një video që e ka siguruar Insajderi zbulon se drogën aty e ka futur një person tjetër. Edhe mbi një muaj pas këtij rasti, Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga Ministrja Albulena Haxhiu nuk e ka ndërprerë kontratën me këtë kompani, derisa në Prokurori nuk pranojnë që të tregojnë se as pas kësaj kohe a e kanë identifikuar personin që e fut drogën në kamion, ani pse ai nuk bartë as maskë e as dorëza.

Më 13 shtator të këtij viti organet e rendit parandaluan futjen e një sasie droge, kryesisht mariuhanë e pilula të dyshuar si ekstazi e mallra të tjera. Ato ishin duke hyrë në burgun e Dubravës.

Për këtë, Prokuroria që nga ajo datë po mbanë nën arrest shoferin e kamionit, Haxhi Topalli, që drejtonte një kamion të firmës “Hajdini Comerc”, kontraktor i Qeverisë për furnizim të burgjeve në Kosovë.

Por, edhe pse Toplalli po mbahet në paraburgim që nga ajo datë, Insajderi nga burime brenda Prokurorisë ka zbuluar se ky institucion tashmë e ka një të dyshuar tjetër që e kishte futur lëndën narkotike në pjesën e pasme të kamionit në mbrëmjen e 12 shtatorit.

Në mëngjesin e 13 shtatorit, atë kamion të “Hajdini Comrc” të ngarkuar pos me mallra të lejuara, edhe me një sasi prej mbi 200 pilulash të dyshuara si ekstazi, do ta voziste shoferi Haxhi Topalli.

Një muaj më vonë, vetëm disa orë pas raportimit të Insajderit, Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte dalë me një komunikatë për këtë rast. As datë nuk i kishte vënë se kur ka ndodhur rastin, vetëm e kishin propaganduar si sukses i parandalimit të futjes së kontrabandës në burg.

Edhe Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shpërndau këtë komunikatë në faqen e saj në Facebook me të njëjtin përshkrim. “Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë!”, kishte shkruar Haxhiu, por pa sqaruar se rasti ishte i mbi një muaji më herët dhe u bë publik vetëm pasi që Insajderi raportoi për të.

“Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i menaxhmetit të QKD-së, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast në tunelin e Portës së Re të hyrjes së qendrës kanë lokalizuar Automjetin Transportues të kompanisë së kontraktuar për furnizime të kantinave në SHKK”, thuhet në komunikatën e ShKK-së mbi një muaj pas rastit, por nuk përmendet emri i kompanisë “Hajdini Comerc”.

Ministria e Drejtësisë e vazhdon bashkëpunimin me “Hajdini Comerc”

Insajderi e ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë për këtë rast, dhe për masat që janë marrë eventualisht kundër kompanisë në fjalë.

“Aktualisht, Prokuroria Themelore në Peje është duke zhvilluar hetimet dhe për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë lidhur me rastin:, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Informim të MD-së.

Tutje nga kjo ministri i kanë thënë Insajderit se ata do të marrin masa, por jo që kanë marë deri tash.

“Jo vetëm për këtë Kompani, por për cilëndo kompani tjetër që ne kemi informacion, e që janë të përfshirë në kontrabandë, ne menjëherë do të shkëpusim kontratën dhe do të ndërmarrim veprimet ligjore”, thuhet në përgjigjen e parë të MD-së.

Pas sqarimeve të kërkuara nga Insajderi, nga Ministria e Drejtësisë kanë konfirmuar që pavarësisht rastit, ata po e vazhdojnë bashkëpunimin me kompaninë “Hajdini Comerc”.

“Në momentin që do të njoftohemi nga prokuroria se kompania në fjalë është në hetime, ne do t’ia shkëpusim kontratën”, thuhet në përgjigjen shtesë të MD-së për Insajderin.

Gazeta Insajderi e ka pyetur edhe kompaninë “Hajdin Comerc” për një koment në këtë rast, por pronari i saj, Musaj Leku përmes telefonit ka thënë që derisa rasti është nën hetime, ata nuk pranojnë që të flasin.

A po e kërkon Prokuroria personin që e futi drogën në kamionin e “Hajdini Comerc”?

Prokuroria Themelore në Pejë që nga 13 shtatori 2022 në paraburgim po kërkon që të mbahet vetëm shoferi i kamionit që u kap duke tentuar që të fuste drogë e mallra kontrabandë në burgun e Dubravës.

Një video që e ka siguruar Insajderi shfaq që një natë më parë, drogën e mallrate e tjera kontrabandë në kamion i futi një person krejt tjetër. Ai shihet që nuk mban as dorëza e as maskë madje.

Edhe mbi një muaj më vonë, në Prokurorinë e Pejës refuzojnë që të tregojnë se a e kanë identifikuar këtë person. Ata refuzojnë të përgjigjen edhe se pasi që i njëjti nuk ka bartur dorëza, a janë gjetur shenjat e gishtërinjve të tij në qesen që e fut në pjesën e pasme të kamionit.

Nuk kanë treguar edhe se a e kanë identifikuar përmes videos.

Në Prokurorinë Themelore në Pejë kanë refuzuar që të tregojnë edhe se a është intervistuar dikush nga kompania “Hajdini Comerc”, apo edhe dikush nga gardianët që kanë qenë në momentin e kapjes së mallit me destinim kontrabandimin brenda burgut të Dubravës.

“Prokuroria Themelore në Pejë kundër të dyshuarit të caktuar ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të veprës penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 par. 1 pika 1.8 të KPRK-së dhe për momentin jemi në marrjen e veprimeve intensive hetimore për të cilat nuk mund të deklarohemi në këtë fazë të procedurës. Për zhvillimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me kohë”, kjo është përgjigja e vetme që kanë dhënë nga kjo Prokurori.

Kompania “Hajdini Comerc” e Musaj Leku në vitin 2018 u angazhua nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në tenderin “Furnizim me mallra ushqimore për te burgosur – kantinë”. Kjo kontratë, ishte planifikuar që të ishte mbi 1.8 milionë euro.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë