Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista Srpska i bëri thirrje për takim urgjent, Vuçiq mbledh nesër Këshillin e Sigurisë

26/10/2022 - 14:48
në Kryesore, Lajme
A A
Lista Srpska i bëri thirrje për takim urgjent, Vuçiq mbledh nesër Këshillin e Sigurisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Srpska ka kërkuar një takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se 31 tetori është afati i fundit kur qytetarët serbë mund t’i riregjistrojnë targat në RKS.

Siç raporton Tanjug, Vuçiq ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër. Seanca është caktuar në orën 10:00, transmeton Gazeta Express.

Një orë më herët, Vuçiq nesër do të presë drejtuesit e Listës Srpska dhe pas takimit do të ketë konferenca për media.

Përmes një postimi në Facebook, Lista Srpska thotë se duhen të merren vesh me Vuçiqin për veprimet e ardhshme.

“Në emër të popullit serb nga Kosova dhe në lidhje me njoftimin e Albin Kurtit se më 1 nëntor do të fillojë konfiskimin e pronës së qytetarëve tanë dhe automjeteve me targa serbe, ne përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova kërkojmë takim urgjent me presidentin Aleksandar Vuçiq”, thuhet në këtë deklaratë të Listës Serbe.

Partia e ministrit të Qeverisë Kurti thotë se deklarata e kryeministrit Kurti është “njoftim për veprime të dhunshme”.

“Njoftimet për veprime të dhunshme ndaj popullit tonë nga Albin Kurti, sidomos në veri të Kosovës dhe shkaktojnë frikë dhe pasiguri dhe duhet të takohemi urgjentisht dhe të merren vesh se si të ruhet qetësia dhe siguria e qytetarëve, por edhe interesat jetike të popullit tonë, sepse të gjithëve u duket qartë se populli ynë nuk pajtohet me lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, e cila synon të dëbojë çdo gjë që është serbe nga këto zona”.

Përkundër thirrjeve nga Qeveria e Kosovës që qytetarët serbë t’i ndërrojnë targat deri më 31 tetor, Lista Serbe vazhdoi të thoshte se institucionet e Kosovës nuk kanë vullnet për dialog e kompromis.

“Deklaratat e fundit të Albin Kurtit tregojnë qartë se në Prishtinë nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje dhe kompromise, por vetëm dëshirë për të shkaktuar krizë dhe tensione, veçanërisht në veri të Kosovës. Populli serb në Kosovë i beson vendit të tyre Serbisë dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq se së bashku do t’i përballojmë të gjitha sfidat përpara”.

Kurti dje ka konfirmuar se 31 tetori mbetet afati i fundit për riregjistrim të veturave.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë