
Në kohën kur jemi dëshmitarë të emigrimeve të të rinjë tanë jashtë vendit ka nga ata që po bëjnë të kundërtën e kësaj, duke menduar me shumë optimizëm mundësitë e investimit dhe punës në vendlindje, duke dhënë një shembull për mbarë të rinjët e vendit.
Kështu ka vepruar edhe i riu nga komuna e Vushtrrisë, Arbër Kosumi, i cili është rikthyer nga Franca për të investuar në bujqësi në vendlindjen e tij.
Në një rrëfim për ATV, Arbëri tregon për sfidat dhe problemet me të cilat është ballafaquar ku pavarsisht sfidave ai me mundësi vetanake ka investuar që të bëjë mundshëm zhvillimin e një biznesi individual në një fshat ku mungon së pari rruga, e pastaj energjia elektrike.
Dashuria për vendlindjen e ka shtyrë atë për t’u kthyer në vendlije, ku një vit më parë ai u kthye nga Franca në vendin ku kishte lindur në Skoçne të Vushtrrisë, por kjo ide për të hapur një biznes në fshat nuk i eci aq mirë në mungesë të energjisë elektrike.
“Shtallën dhe këtë rrethojë të gjitha i kam punuar në mundësi të mia pa ndihmë pa askujt, duke menduar që të bëjë një biznes të vogël, fermë e pulave apo zogjve ” thotë ai për ATV.
“Fshati ka nevojë për infrastrukturë, rruga është në gjendje jo të mirë”, thotë ai.












